E Diel, 1 Nëntor 2026

Cokollatë kundërsulmeve në trudhe zemër

TIRANE- Konsumimi i 7.4 gramë çokollate në ditë zvogëlon në 48% rrezikun nga sulmet në tru dhe 27% rrezikun nga infarkti.

Rezultatet janë nxjerrë nga një studim i shkencëtarëve gjermanë, në të cilin janë përfshirë 20 mijë persona.

Hulumtimi, i cili është kryer gjatë një periudhe tetëvjeçare dhe është publikuar në revistën shkencore “European Heart Journal”, gjithashtu tregon se efekti mund të jetë më i madh nëse do të konsumoheshin çdo ditë nga dhjetë deri në njëzet gramë çokollatë.

Shkencëtarët theksojnë se zvogëlimi i rrezikut nga sulmet në zemër dhe tru janë të ndërlidhura me uljen e shtypjes së gjakut, si pasojë e presionit të çokollatës së zezë, të pasur me kakao, derisa efekt më të vogël kanë çokollatat me qumësht.

Cokollatat e bardha nuk kanë efekt për shkak të mungesës së polifenolit anti-oksidues që ndodhet në çokollatën e zezë.
(e.n/express/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›