Vendimi i Qeverisë: 3 miliard euro nga bankat e huaja, për finalizimin e projekteve në infrastrukturë

Rruga Tiranë-Prishtinë financohet nga banka gjermane, ndërkohë që banka e Detit të Zi merr përsipër financimin e Rrugës së Arbërit. Ndërkohë që Banka Evropiane do të kujdeset për aksin Tiranë-Elbasan dhe Qafë Botë- Librazhd
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimet për një seri kredish nga bankat e huaja, të cilat janë të gatshme të bashkëpunojnë me ekzekutivin shqiptar, për investimet në infrastrukturë. Kreu i qeverisë Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kabinetit se miratimi i kredive vjen pas një besimi shumë të madh që vendi ka krijuar jashtë. “Tre banka janë angazhuar për rrugët rurale, ndërkohë që shuma totale që miratohet do të ndryshojë Shqipërinë. Gjithë ky financim prej 3 miliardë euro ka një specifikë pozitive, i tërë i përkushtohet infrastrukturës dhe jo si ndodhte përpara rrogave dhe pensioneve”- u shpreh Berisha. Sipas tij, rruga Tiranë-Prishtinë financohet nga banka gjermane, ndërkohë që banka e Detit të Zi merr përsipër financimin e Rrugës së Arbërit. Ndërkohë që Banka Evropiane do të kujdset për aksin Tiranë-Elbasan dhe Qafë Botë- Librazhd.
...