FMN: Rishikimi i buxhetit, hapi i duhur për uljen e borxhit publik, 3 % rritja ekonomike për vitin 2010-ë
Bode: Opozita kërkon të nxijë realitetin
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar sot vendimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave, për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2010-ë në kushtet kur efektet e krizës ekonomike globale janë ende prezente në të gjithë botën. Përfaqësuesi i FMN-së për vendin tonë, Gerëin Bell, tha gjatë një konference për shtyp me ministrin e Financave Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, se vendimi i qeverisë është i guximshëm dhe inkurajues, por siç theksoi ai, nuk duhet të nënvlerësohen rreziqet e jashtme pasi vazhdon të ketë rreziqe të larta në sistemin financiar. “Rishikimi i buxhetit është për t’u vlerësuar. është një hap në drejtimin e duhur për uljen e deficitit dhe të borxhit publik”- tha Bell. Duke iu referuar raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbi Ekonominë Botërore, që ky institucion me seli në ëashington, publikoi në prill të 2010 në faqen zyrtare online, Bell tha se rritja ekonomike për vitin 2010 ishte parashikuar 2.8 %, shifër kjo që mund të shkojë deri në 3%. “Përqindja është në varësi të statistikave, të cilat janë në progres se sipër, megjithatë kjo jo rritje do të jetë midis 2- 3 %”- vuri në dukje përfaqësuesi i FMN-së Gerëin Bell. Bell tha se Shqipëria shmangu rënien ekonomike falë një menaxhimi të “sukseshëm rënien ekonomike përballë një situate të vështirë dhe presioneve që kanë ardhur nga mjedisi i ardhshëm gjatë viteve të fundit. “Shqipëria ka qenë e suksesshme në menaxhimin e një situate të vështirë dhe presioneve që kanë ardhur nga mjedisi i ardhshëm gjatë viteve të fundit. “Nuk është çështje fati, por për shkak të politikave të suksesshme të kujdesshme fiskale monetare dhe makroekonomike, buxheti kishte hapësirën e duhur fiskale, për të implementuar një buxhet fiskal gjatë krizës. Sistemi bankar ishte i shëndetshëm dhe mund të përballonte goditjet negative në këtë situatë. Pritshmëritë për inflacionin mbeten të mira. Këto politika kanë qenë arsyeja pse Shqipëria shmangu rënien ekonomike”- deklaroi Bell. Ai vlerësoi më tej se në tre mujorin e parë të 2010, GDP ka qenë më mirë se çfarë kishte parashikuar FMN sidoqoftë institucioni monitorues i ëashingtonit paralajmëron të mos nënvlerësohen rreziqet e jashtme: “Në situatën aktuale ajo politikë, e cila ndihmon për të zbutur goditjet është zvogëluar shumë, ndërkohë që situata në botë nuk është në formën e vet më të shkëlqyer. Ka rritje të rreziqeve të qarta nga jashtë dhe nuk duhen nënvlerësuar. Vazhdon të ketë rreziqe të larta në sistemin financiar”- tha ndër të tjera, përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërinë, Gerwin Bell. Ministri i Financave Ridvan Bode, u shpreh në fjalën e tij, se bashkëpunimi me FMN-në do vazhdojë, në të mirë të ekonomisë së vendit. Ai konstatoi një qëndrim jo normal të opozitës shqiptare. Ai akuzoi opozitën se sheh çdo gjë me dyshim. “Opozita e nxitur nga kryetari i saj Edi Rama sheh me dyshim të gjitha. Nëse flitet mirë Rama do ta nxjerrë faqen e zezë. Ka sulmuar Ministrinë, Bankën e Shqipërisë do arrijë të sulmojë edhe FMN, siç ka sulmuar dhe institucionet europiane”- tha Bode. Shefi i financave sqaroi se në kuadër të ndërhyrjeve të qeverisë për të kontribuar stabilitetin makroekonomik nuk do të rriten taksat. “Nuk mendoj se Shqipëria do të vijë një ditë të rrisë taksat për të stabilizuar treguesit makroekonomik. Sfida e ekonomisë është si të rrisë investimet. Kemi bashkëpunuar me BSH për koordinimin e politikave fiskale. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me FMN në interes të ekonomisë së vendit. Opozita po abuzon me shifrat ekonomike dhe kërkon të nxijë çdo arritje të qeverisë dhe të Shqipërisë”- u shpreh Bode.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani Zhvillimet ekonomike të muajve të fundit përmbajnë sinjale inkurajuese Guvernatori i Bankës së Shqipërisë tha se me FMN e ministrinë e Financave ishte ndarë opinioni i përbashkët për të qenë të kujdesshëm në ruajtjen e ekuilibrave makroekonomikë. Në këtë kuadër Fullani shtoi se BSH ishte e angazhuar për të marrë veprime korrekte. “Që situata e ardhshme të jetë pozitive kërkojnë vëmendje për të shmangur problemet që mund të godasin ekonominë”- tërhoqi vëmendjen Fullani. Sipas tij BSH është e gatshme të shohë mundësinë e një stimuli tjetër monetar në funksion të kreditimit të ekonomisë në Shqipëri.
...