Shqipëria vlerësohet si vend i përshtatshëm për investitorët e huaj
Vlerësime me nota të larta në Forumin Ekonomik dhe Financiar të Mesdheut të mbajtur në Milano të Italisë
Ritmet e larta të zhvillimit të Shqipërisë u vlerësuan me nota të larta në Forumin Ekonomik dhe Financiar të Mesdheut të mbajtur në Milano të Italisë. Forumi ku u shqyrtuan zhvillimet ekonomike të vendeve të Mesdheut, u hap nga kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni.
Të pranishëm në këtë forum ishin dhe ministrat e Transportit dhe Ekonomisë të rajonit si dhe investitor të shumtë. Shqipëria u vlerësua si një vend i përshtatshëm për investime në sajë të: Parametrave të qëndrueshëm makroekonomik, reformave për lehtësimin e kushteve të biznesit, luftës kundër korrupsionit. Investimeve të mëdha në infrastrukturë si dhe rritjes së investimeve të huaja.
Ministri Olldashi gjatë fjalës së tij i ftoi investitorët e huaj që jo vetëm të investojnë në Shqipërinë, por edhe ta vizitojnë atë si një vend i sigurt dhe me shumë lehtësira procedurale në këtë drejtim.
...