E Diel, 1 Nëntor 2026

Festat e fundvitit kryebashkiaku prane femijeve

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte sot pranë fëmijëve të kopshtit nr. 3 në njësinë bashkiake nr. 9 ku shpërndau dhurata për të gjithë fëmijët. Basha uroi vogëlushët për festat e fundvitit ndërsa premtoi se të gjithë vogëlushët në çerdhe dhe kopshtet Tiranës do të marrin dhurata simbolike nga bashkia me ndihmën e sektorit privat. “Mbi 8 mijë dhurata të tilla shpërndahen sot, në ditët e ardhshme anembanë sistemit parashkollor të Tiranës në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, ndërkohë që do të bëhet një përpjekje për të shpërndarë dhurata edhe në arsimin fillor, pra nga klasa e parë deri në të katërtën. Këto dhurata janë mundësuar falë kontributit të bizneseve të Tiranës”, u shpreh Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›