E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët e huaj: Ja çduhet të bëjë Rama për Piramidën dhe ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

Objektet e komunizmit, arkitektët: Të rikonstruktohen dhe të vihen në funksion

PIRAMIDA_jpgEkspertët e pranishëm në konferencë shprehën mendimet e tyre në lidhje me atë që duhet të bëjë vendi ynë me simbolet dhe monumentet e trashëguara nga komunizmi. Në fjalën e tyre ata u ndalën veçanërisht tek Piramida dhe ish-vila e diktatorit Enver Hoxha.

Piramida

Arkitekti, Bjarke Ingels duke folur për Piramidën tha se është e rëndësishme rikonstruksioni dhe vënia në funksion e saj. Sipas tij, Piramida është një objekt e cila tërheq shumë vizitorë që vijnë në Tiranë. Së pari, pamë ndërtesën e Piramidës, e cila për gjithë vizitorët që vijnë në Tiranë është një nga pikat kryesore në vend. Ne sugjerojmë që të përfundohet pjesa e jashtme e Piramidës dhe të kthehet në një zonë ku mund të rrëshqitet nga lart poshtë dhe po ashtu të shtohet pjesa e parkut, që hapësira publike dhe monumenti kombëtar të bëhet një. Ndërsa pjesa e brendshme dhe të bëhet një hapësirë e plotë e hapur ku të ketë performanca të ndryshme, interpretim, leksione, por mund të jetë edhe thjesht një hapësirë e madhe si simbol i Shqipërisë së gjeneratës tjetër, tha Ingles. Ndërsa përsa i përket ish-vilës së diktatorit arkitektët shprehën këtë mendim: Një tjetër objekt që jo domosdoshmërisht kuptimi arkitekturor, por ai historik që e kthen në simbol, pra çfarë duhet bërë me vilën e Hoxhës. Gjatë kohës së diktaturës komuniste, pikërisht, këtu diktatori bënte ligjin, kështu që ne menduam që si një eksperiment edhe politik mund të kthehej në një ndërtesë ku inovatorët legjislatorë mund të bënin aty seminare, apo studime. Filozofët e ardhshëm mund të vinin të bënin një studim tre mujor, të jetonin brenda vilës me idenë e të dhënurit të propozimeve specifike për ligje të caktuara. Ata duhet të ndihmohen nga ligjbërësit, por të japin ide për të ndryshuar ligjet në Shqipëri e për ti përmirësuar ato. Shqipëria ka një vend strategjik dhe politik shumë të mirë, mes BE-së dhe lindjes së mesme dhe duke qenë këtu vendi ku kemi katolikët, ortodoksët dhe myslimanët, Shqipëria mund të krijojë një qendër për harmoninë fetare, e cila mund të jetë një platformë globale funksionale për dialogun ndërfetar mes besimeve të ndryshme, një gjë që ne mendojmë se do jetë shumë e rëndësishme, veçanërisht në një kohë kur BE nxit idenë e harmonisë fetare, u shpreh arkitekti Ingles.

 

Bjarke Ingels: Çfarë duhet bërë me simbolet komuniste

 Qasja e grupit tonë ka qenë në thelb se nuk është e nevojshme që të fshihet e kaluara kulturore, por të rinovohet ajo në mënyrë që të projektohen vlerat e asaj Shqipërie që ju doni të krijoni. Së pari, pamë ndërtesën e Piramidës, e cila për gjithë vizitorët që vijnë në Tiranë është një nga pikat kryesore në vend. Ne sugjerojmë që të përfundohet pjesa e jashtme e Piramidës dhe të kthehet në një zonë ku mund të rrëshqitet nga lart poshtë dhe po ashtu të shtohet pjesa e parkut, që hapësira publike dhe monumenti kombëtar të bëhet një. Ndërsa pjesa e brendshme dhe të bëhet një hapësirë e plotë e hapur ku të ketë performanca të ndryshme, interpretim, leksione, por mund të jetë edhe thjesht një hapësirë e madhe si simbol i Shqipërisë së gjeneratës tjetër.

Së dyti, një tjetër objekt që jo domosdoshmërisht kuptimi arkitekturor, por ai historik që e kthen në simbol, pra çfarë duhet bërë me vilën e Hoxhës. Gjatë kohës së diktaturës komuniste, pikërisht, këtu diktatori bënte ligjin, kështu që ne menduam që si një eksperiment edhe politik mund të kthehej në një ndërtesë ku inovatorët legjislatorë mund të bënin aty seminare, apo studime. Filozofët e ardhshëm mund të vinin të bënin një studim tre mujor, të jetonin brenda vilës me idenë e të dhënurit të propozimeve specifike për ligje të caktuara. Ata duhet të ndihmohen nga ligjbërësit, por të japin ide për të ndryshuar ligjet në Shqipëri e për ti përmirësuar ato.

 

Gjermeni: Do ndjekim modelet e vendeve të zhvilluara

Në fjalën e saj, ministrja e ardhshme e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni falënderoi ekspertët për mendimet e tyre në lidhje me mënyrën se si mund të veprohet në vendin tonë në drejtin të përmirësimit të territorit. Që në momentin që është dizenjuar kjo lloj përqasje duke sjellë ekspertizën e huaj edhe para se të fillojmë zyrtarisht punën, është menduar të jetë një përqasje e cila do të ndiqet në vazhdimësi edhe nga qeveria Rama edhe nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Konkretisht, duke marrë modelet më të mira të rajonit apo të vendeve më të zhvilluara dhe bazuar në ekspertizën dhe kapacitetet lokale. Falënderoj të gjithë ekspertët që erdhën me shumë dëshirë, ndanë me ne përvojat e tyre. Shumë të hapur për të ndarë dhe për të mësuar nga përvoja shqiptare dhe për ta pasuruar atë dhe për më tepër për të shprehur gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në vazhdimësi. Një falënderim të veçantë të gjithëve! Them që ky është fillimi i punës, nuk përfundojmë këtu. Gjithçka, çdo ide që u nda këtu, çdo përvojë e grupit që u dha, them që është platforma të cilën ne do të ndjekim gjatë gjithë procesit të punës në qeverinë e re, në ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Do të jenë të përfshirë të gjithë aktorët, që ndryshimin duam ta sjellim të gjithë bashkë që të jetë vërtet i qëndrueshëm dhe nga i cili të përfitojë gjenerata e re. Doja të falënderoj dhe ambasadorët, gjithë bashkëpunëtorët e huaj, të cilët janë të gatshëm dhe kanë shprehur mbështetjen për të gjitha iniciativat që ne kemi premtuar në programin e Rilindjes, për të cilat jemi të gatshëm edhe të angazhuar maksimalisht ti plotësojmë, ti realizojmë. Filluam me territorin duke e parë vërtet si një nga çështjet më të rëndësishme dhe do donim patjetër mbështetjen e bashkëpunimin tuaj për ta adresuar atë. Faleminderit dhe punë të mbarë të gjithëve!, tha Gjermeni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›