E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët e “Metës”: Nuk kemi marrë hakun e punës

TIRANE - Ekspertët shqiptarë të cilët përpiluan aktekspertimin e videos “Meta-Prifti” nuk kanë marrë ende paratë për punën e bërë. Ndërsa ish-zv.kryeministri Ilir Meta fitoi pafajësinë në Gjykatën e Lartë më shumë se një muaj më parë, për ekspertët askush nuk është kujtuar t’u shlyejë faturën prej 30 milionë lekësh të vjetra.

Prej ditësh, tre ekspertët enden dyerve të institucioneve për të marrë hakun e tyre të punës, por deri më tani nuk ja kanë dalë dot mbanë.
“Ende nuk i kemi marrë paratë. Ne jemi pajtuar nga Gjykata e Lartë dhe natyrisht prej këtij institucioni duhet t’i marrim paratë për punën tonë. Secili prej nesh ka dërguar faturën me shpenzimet që ka bërë. Na është thënë që procedura do të nisë pas publikimit të vendimit”, - tha eksperti Artur Rahmani.

Të kontaktuar nga “GSH” burime të Gjykatës Supreme thanë se procedura për shlyerjen e ekspertëve fillon pas publikimit të vendimit.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›