Ekspertet intervistojne 25 te denuarit e revoltuar
Avokati i Popullit nis hetimet per revolten ne Burgun e Burrelit dhe interviston te denuarit per ankesat qe shfaqin dhe shkaqet qe i cuan deri ne vetizolim e kercenim me vetedjegie. Dy dite me radhe, ekspertet e ketij institucioni kane zbarkuar ne burgun e sigurise se larte per te kryer verifikimet per ngujimin e 25 te denuarve pas keqtrajtimit ndaj Emiljano Recit dhe transferimit te tij ne Bence te Tepelenes. Sipas eksperteve, te cilet kane shkuar ne Burgun e Burrelit, behet e ditur se, "situata nuk eshte ende e normalizuar". Nderkohe qe, keta te fundit kane nisur verifikimet ne lidhje me shkaqet e verteta qe cuan te burgosurit te futen ne revolte. "Te gjithe te burgosurit jane marre ne pyetje per te arritur edhe ne nje perfundim sa me te qarte per arsyet qe i cuan te kalonin ne proteste, ndersa greva eshte nderprere, por situata mbetet e tensionuar", tha nje prej tyre per gazeten "KJ", diten e djeshme. Pritet qe diten e sotme te behet i ditur edhe rezultati i ketij hetimi nga Avokati i Popullit, publikimi i te dhenave dhe ankesave te te burgosurve. "Gjendja paraqitet e qete, por jo e normalizuar, ashtu edhe sic pretendohet nga ana e Drejtorise se Burgjeve", thane ekspertet e AP-se. Pritet qe ata te pergatisin nje relacion me kete ngjarje dhe nese pretendimet e te denuarve qendrojne. Nderkohe qe te burgosurit e sektorit "B" njoftuan mengjesin e djeshem se nderprene greven e tyre, pasi kishin marre garanci nga autoritetet e burgut se ministri i Drejtesise, Enkeleid Alibeaj, do t'i takonte ne fundjave, ku do diskutohet edhe rrahja e tre te denuarve, Hajri Loshaj, Guri Dumani dhe Emiliano Reci.
Burgjet: Te denuarit goditen policet
"Ne Burgun e Burrelit nuk ka pasur revolte, por vetem disa incidente te krijuara nga te denuar me burgime te renda, te cilet nuk kane ngurruar te godasin policet e burgut". Ky ka qene reagimi zyrtar qe erdhi dje nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, lidhur me situaten e krijuar dy dite me pare ne Burrel. Shkak i transferimit te denuarve eshte nisja e rikonstruksionit te pjesshem te ketij burgu, i cili ka krijuar disa veshtiresi, per sa i perket ndryshimit te qelive te disa te burgosurve.