E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet kerkojne te dhenat per Myderizin

Sarande- Instituti i Mjekesise Ligjore ne Tirane, pas vertetimit se kafka e gjetur paraditen e se enjtes ne rrugen nacionale Turizem-Kanali i Cukes, ne Sarande i perket nje njeriu, kerkon te dhenat e nje personi te vrare me 8 tetor 2005, ne qytezen e Konispolit, i cili eshte varrosur pa koke. Kerkesa eshte bere nepermjet komisariatit, duke marre shkas nga dyshimet e hetuesve se kjo pjese e trupit ka lidhje me ngjarjen e tre viteve me pare ne fushat e Vasilikose. Mjekesia Ligjore mesohet se ka kerkuar nga familjaret e viktimes, nje fotografi te fundit, sa me afer dites se vrasjes se 45-vjecarit Zihni Myderizi, kartele mjekesore te leshuar nga dentisti i Zihni Myderizit, si dhe analizat e ADN-se se ketij te fundit.

Ne lidhje me ADN, mesohet se nuk do te shkohet deri ne zhvarrosjen e Zihni Myderizit, por pritet qe vete familjaret dhe te afermit e tij, t'i nenshtrohen ketyre analizave, me qellim, krahasimin e tyre, me ato te kafkes se gjetur. Mesohet se keto procedura zgjasin per disa jave, por pergjigja perfundimtare do te jete e sakte, per te zbardhur te pakten identitetin e viktimes. Por nga ana tjeter deri dje, familjaret jane shprehur se nuk kane pasur kerkese zyrtare per analizat e ADN-se dhe te dhena personale se te afermit te tyre qe u masakrua ne token e tij, per motive mister dhe nga persona ende te paidentifikuar.

Nderkohe nga ana e policise dhe prokurorise, po punohet gjithashtu ne rruge operative, per zbulimin e rrethanave te tjera, mbi gjetjen e kesaj kafke ne periferi te qytetit te Sarandes. Pervec pistes "Zihni Myderizi", hetohet edhe per persona te tjere te zhdukur ne vite, por fakti se eshte gjetur vetem kafka pa pjesen e nofulles se poshtme, ka bere qe te dyshohet me teper ne identitetin e 45 vjecarit.

Dosja mbi vrasjen makabre te fermerit Zihni Myderizi ne tokat ku po punonte, eshte hapur disa here nga hetuesit e Krimit te Organizuar. Ngjarja e ndodhur ne 6 tetor 2005 ka tronditur jo vetem banoret, por edhe specialistet e krimeve, pasi trupi u gjet pa koke dhe u varros po ashtu. Megjithese dyshimet rane tek nje grup i organizuar kriminal qe vepronte ne Sarande gjate asaj periudhe, zbulimi ka qene teper i veshtire per mungese provash. Kafka u gjet rreth ores 11:30 te dates 16 tetor nga disa femije qe po luanin, e hedhur mes nje grumbulli plehrash, ne zonen midis ish-kampit te punetoreve dhe hotel "Panorama", buze rruges nacionale Turizem-Kanali i Cukes, ne qytetin e Sarandes. Ka qene nje telefonate, nga nje person qe ka njoftuar ne numrin 129 te salles operative te komisariatit, ndersa zbulimi ishte bere nga femijet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›