Nipi masakron dajen me sepate, mister motivet
Korce- Nipi i semure mendor tenton te vrase me sepate dajen ne gjume per motive ende mister. Gjate perleshjes ne dhomen e gjumit, ai ka arritur ta godase nje here ne koke, duke e plagosur rende Enver Abilen, por ka mbetur edhe vete i demtuar me plage ne koke, pasi u ndalua nga vajza e 55 vjecarit, e cila ia ktheu me te njejten "monedhe" Shkelqim Ducit. Policia arrestoi 37 vjecarin e dyshuar, ne spital nen akuzen e "tentatives se vrasjes me pasoje plagosjen e rende" dhe deklaroi se Duci mjekohej ne spital per semundjen e tij depresive. Nen hetim per plagosje ne kushtet e vetembrojtjes eshte edhe vajza 27 vjecare e Enver Abiles, Lirijana Lika, e cila ka shpetuar nga vdekja e sigurt babane, qe kurohet ne spital.
Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Voskop te Korces. Sipas policise vendore, rreth ores 23:30 te se dieles, 37 vjecari Shkelqim Duci, ka hyre fshehurazi ne banesen e Enver Abiles, qe eshte njekohesisht edhe daja i tij dhe ka tentuar ta vrase ne gjume. Duci e ka goditur te afermin e tij me sepate ne koke, por menjehere ka nderhyre per mbrojtje, vajza e viktimes, Lirijana Lika. Sipas policise, ka qene vajza qe pasi ka degjuar zhurme ne dhomen ku flinte i ati, ka nderhyre menjehere duke shmangur keshtu nje skene horrori ne shtepine e saj. Sipas deklarimeve qe ajo ka dhene ne polici, i ka rrembyer kusheririt te saj te pare, sepaten nga dora dhe me pas e ka goditur ne koke per ta paralizuar qe te mos vazhdonte me tej. Ajo sqaron se asnje nga pjesetaret e tjere te familjes nuk e kishte vene re Ducin kur ai ishte futur ne banesen e tyre nga dritarja ne dhomen ku flinte babai i saj. Duke qene nip ne ate familje, ai i dinte ambientet e shtepise dhe nuk e kishte te veshtire te gjente dhomen e dajes se tij.
Ka qene zhurma e shkaktuar dhe thirrjet e viktimes per ndihme, qe kane bere te mundur te vinin ne ndihme pjesetaret e tjere te familjes. Sipas policise se Korces, si viktima ashtu edhe nipi i tij, gjenden ne spitalin e Korces per te marre ndihme mjekesore. Nderkohe nga ana e policise, 37 vjecari eshte ndaluar per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative me pasoje plagosjen e rende".
Crregullimet
Nga hetimet e kryera dhe deshmite e mbledhura ka rezultuar se Shkelqim Duci prej kohesh ka pasur crregullime mendore, madje figuron me kartele edhe ne spitalin e Korces, teksa merr rregullisht mjekim antidepresiv. Por per hetime te metejshme do te jete prokuroria, qe do te jape versionin zyrtar te ngjarjes, se perse nipi sulmoi dajen e tij, ndersa dyshohet edhe nje konflikt i meparshem.