E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertët parashikojnë rritje të eksporteve

Rritja e eksporteve shqiptare është një tregues i zhvillimit të ekonomisë së vendit. Eksperti i ekonomisë, Artan Hoxha, tha dje se, kjo rritje pritet të vazhdojë dhe të reduktojë më tej defiçitin tregtar. Sipas Hoxhës, prej më shumë se një viti që eksportet shënojnë rritje, zhvillimin më të konsiderueshëm e ka regjistruar grupi i materialeve të ndërtimit, një industri që po konsolidohet në vendin tonë. Eksperti Hoxha shprehet se për një vazhdimësi të rritjes së eksporteve shqiptare, nevojitet një inkurajim i mëtejshëm i biznesit me anë të politikave qeveritare. Gjatë muajve në vijim, Artan Hoxha thotë se pritet një ulje më drastike e deficitit tregtar, pasi me daljen në treg të produkteve bujqësore vendase do të ulen importet ushqimore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›