E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspertet vendas japin vleresimin per videon Meta

Gjykata e Larte mori sot ne dorezim dhe degjoi aktin e ekspertizes te kryer nga tre eksperte te caktuar prej saj per videon ne te cilen ish zevendeskryeministri Ilir Meta akuzohet se ka kerkuar favor ne kembim te ryshfeteve ne shuma te medha nga ministri i ekonomise ne ate kohe Dritan Prifti.

Ekspertet u jane pergjigjur 18 pyetjeve te shtruara nga gjykata dhe kane arritur ne perfundimin se ne Oren nga e cila Prokuoria dhe zoti Prifti thone se eshte bere regjistrimi ata nuk kane gjetur asnje material te bisedes Meta-Prifti dhe se nuk mund te percaktohet ekzaktesisht ora dhe data e hedhjes ne kompjuterin e zotit Prifti te ketij materiali. Sipas tyre ne materialin e gjetur ne kompjuter ekziston nje mundesi e larte nderhyrjesh nderkohe qe shprehen se nuk kane mundur te arrijne te pastrojne pjesen audio e cila ne pjese te vecanta eshte e pakuptueshme.

Sipas eksperteve materialet audio-video mund te zhduken apo tjetersohen pa lene gjurme ndersa shtojne se mundesia e shenjave te nderhyrjes dhe montimeve eshte e larte ne pjesen qe lidhet me zerin.

Prokuroria nga ana e saj ka kerkuar 10 dite per te dhene qendrimin e saj ndaj ketij akti. Organi i akuzes realizoi fillmisht nje ekspertize nga dy te huaj nje ekspert anglez dhe nje amerikan te cilet arriten ne perfundimin se materiali filmik nuk ishte manipuluar. Por ekspertiza e realizuar prej tyre u hodh poshte nga gjykata pasi tre nga 5 anetaret e trupit gjykues e cilesuan ate te kryer ne shkelje te procedurave.

Emerimi i eksperteve vendas u shoqerua me dyshime te shumta ne media per shkak te formimit te tyre professional dhe faktit se vetem njeri prej tre eksperteve kishte kryer vetem nje kurs tre ditor ne Rusi per perpunimin e materialeve audio.

Dyshime te forta hodhi sot edhe ish ministri Prifti sipas te cilit fakti qe videoja nuk u gjet ne oren ku u be regjistrimi nuk tregon asgje pasi me te njejten ore jane bere edhe regjistrime te tjera tha ai qe me pas jane shkarkuar. Sipas tij dy dite me pare te tre ekspertet jane takuar ne nje bar te Tiranes me avokatin e zotit Meta nje fakt qe le shume per te dyshuar sipas tij.

Duke iu referuar deklarimeve te eksperteve te cilet jane shprehu se ne disa pjese nuk degjohet mire zeri ai deklaroi se vete zoti Meta ka pranuar publikisht se ka permendur 7 perqind apo dhe 700 mije euro ndonese duke dhene shpjegime te tjera. Sipas zotit Prifti qe te dale e verteta Gjykata duhet te kerkoje ekspertize te huaj e cila te realizohet jo nga private por nga institucionet e policise te nje prej vendeve anetare te Bashkimit europian.

Vleresimi i sotem i eksperteve do te jete percaktues per rrjedhen e procesit i cili duket se po shkon drejt zhvleresimit te materialit filmik e per pasoje edhe te renies se akuzve per korrupsioni te ngritura nga prokuroria ndaj zotit Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›