E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Pasaportat biometrike për Kosovën evropiane

PRISHTINË- Kosova shpërndan pasaportat e para biometrike. Në këtë ceremoni kryeministri Hashim Thaci e ka konsideruar këtë dokument si një hap të madh për Kosovën, që barazon qytetarët e Republikës së Kosovës me ata të Bashkimit Evropian.

Teksa ndau pasaportën e parë biometrike, Thaci nënvizoi se "ato janë shenjë se Kosova do të plotësojë kushtet për liberalizimin e vizave me shpejtësi dhe sipas kritereve të Bashkimit Evropian". "Ka qenë një ëndërr e qytetarëve të Kosovës, që sot po bëhet realitet”, theksoi kryeministri Thaçi.

Ai është shprehur se "sot është një ditë e re, ditë e suksesit për Republikën e Kosovës, dita e Kosovës Evropiane".
"Duke marrë parasysh që deri tani kemi shënuar një progres substancial në fushën e liberalizimit të vizave, si në fushën e riatdhesimit dhe riintegrimit, në regjimin e integruar të kufijve, sot po e avancojmë këtë proces me lëshimin e pasaportave biometrike”, tha kryeministri më tej.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›