Del në treg numri i parë i revistës "Bankieri"
TIRANE- Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) bëri të ditur të hënën se nxori në treg numrin e parë të revistës "Bankieri", organ zyrtar i Shoqatës.
Qëllimi kryesor i "Bankierit", revista e parë e këtij lloji në Shqipëri, është pasqyrimi i detajuar dhe i saktë i realitetit të sistemit financiar në vend, zhvillimeve, arritjeve dhe sfidave që ka ky sistem. Në faqet e saj do të gjeni informacione dhe analiza të larmishme mbi zhvillimet në sistemin bankar vendas dhe atë të huaj, nga ekspertët më të njohur të fushës.
Përveçse një vitrinë e fuqishme informative mbi tregun financiar, "Bankieri" është konceptuar edhe si një mjet që synon të kontribuojë në edukimin financiar të publikut. Zhvillimet e shpejta dhe intensive në fushën ekonomike kanë theksuar gjithmonë e më shumë nevojën dhe rëndësinë e kulturës dhe njohurive financiare tek qytetarët.
Në këtë kontekst, revista synon të krijojë një urë komunikimi mes bankave tregtare dhe publikut, ku ky i fundit të mund të njohë më mirë produktet dhe tregun dinamik të financave. Revista është një publikim periodik dygjuhësh, me frekuencë një herë në tre muaj.
(m.a/ata/BalkanWeb)