E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, banorët e Gjegjanit dhurojnë gjak

ELBASAN- Komuna e Gjergjanit në rrethin e Elbasanit, në bashkëpunim me degën e Kryqit të Kuq, ka nisur aksionin e dhurimit vullnetar të gjakut.

Banorët e zonës dhe vecanërisht punonjës të sektorit shëndetësor i janë përgjigjur pozitivisht motos së Kryqyt të Kuq "kush dhuron gjak, shpëton një jetë”

Në qendrën shëndetësore të komunës, nën kujdesin e dy mjekëve, rreth 50 persona kanë dhuruar gjak.

Ky është bashkëpunimi i parë i kësaj njësie vendore me Kryqin e Kuq, aksion i cili do të vazhdojë në të gjitha fshatrat e kësaj komune për t'u shtrirë më pas në të gjitha komunat e rrethit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›