E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperti: Kerkesa per ndryshime kushtetuese, pjese e lojes politike

Loje politike e quajti ish- kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Kristaq Kume, propozimin e opozites per ndryshime te tjera kushtetuese. Sipas tij, nje gje e tille nuk eshte gje tjeter vecse nje kerkese e bazuar ne arsye politike. "Kam pershtypjen se kerkesa e radhes per te nderhyre ne Kushtetuten e Shqiperise, me teper sesa eshte nevoje per rregullimet e deshirueshme dhe pozitive te saj, eshte pasoje dhe pjese e lojes politike te dites. Kushtetuta, si dokumenti themelor i nje shteti eshte nder ato dokumente, ne te cilat nderhyrjet duhet te jene shume te kujdesshme, shume te menduara dhe me frekuenca ne kohe sa me te vogla", u shpreh eksperti zgjedhor. Sipas tij, ne situaten aktuale eshte e domosdoshme qe forcat politike te bashkepunojne per reformen zgjedhore dhe jo te kalojne ne ceshtje te tjera qe nuk kane nevoje per nderhyrje. "Kushtetuta si dokumenti baze i shtetit, mund te ndryshohet, nuk eshte tabu. Por, ndryshimet ne te duhet te behen vetem ne kushtet kur zbatimet e saj per nje kohe relativisht te gjate kane treguar se dicka duhet te rregullohet ne te. Ne asnje moment dhe per asnje arsye nuk duhet te justifikohen nderhyrjet ne Kushtetute, kur si shtyse per keto nderhyrje jane arsyet politike", vijoi ai, duke i bere thirrje politikes qe te fokusohet tek reforma zgjedhore, e kerkuar me ngulm edhe nga nderkombetaret. Ai sugjeroi se edhe nese vertete arrihet nje kompromis mes paleve per te nderhyre ne Kushtetute, ndryshimi duhet te behet vetem pasi te zhvillohen diskutime te shumta per to. "Nese klasa politike e vendit bie dakord se duhet nderhyre serish ne Kushtetute, vendimmarrja per kete nderhyrje, duhet te realizohet vetem nese pas nje diskutimi, ku duhet te marrin pjese aktore te ndryshem te shoqerise shqiptare, vendoset nese duhet te nderhyhet apo jo ne Kushtetute", vijoi ai.

PD-PS, "lufte" ne distance per prekjen e Kushtetutes

Prej me shume se nje muaji, partite politike po perplasen ne distance per te ndryshuar apo jo Kushtetuten e vendit. Debatet per ndryshimin e Kushtetutes, vijne ne nje moment kur po afrohet zgjedhja per Presidentin e Republikes. Kur na ndan me pak se nje vit nga zgjedhjet qe do te zhvillohen per kreun e shtetit, kampi i majte kerkon ndryshimin e Kushtetutes, per menyren e zgjedhjes se tij. Nje ndryshim ne fakt qe vete PS e pranoi tre vite me pare. Por mazhoranca e ka kundershtuar qe ne fillese kete kerkese, duke bere te qarte cdo dite e me shume se Kushtetuta nuk eshte nje statut partie qe te ndryshoje sa here e kerkon kryetari i saj, ne kete rast, Edi Rama. Jo vetem kryeministri Sali Berisha, por edhe nje pjese e madhe e deputeteve demokrate si dhe aleateve te qeverise, kane theksuar faktin se ligji themeltar i shtetit nuk ka asnje arsye pse te ndryshoje. Nje qendrim i tille kunder i mazhorances, mbi debatin qe ka nisur menjehere pas zgjedhjeve lokale te 8 majit, rrezon paraprakisht kerkesat e hedhura nga e majta, pasi per te ndryshuar ligjin themeltar te shtetit, duhet nje konsensus i gjere politik, sepse miratimi i tij kerkon plot 84 vota, qe asnje force politike me aleatet e saj nuk i kane ne Kuvend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›