Nishani: Pse s’do bëhen ndryshime në Kushtetutë Rozeta Rapushi
Partia Demokratike i meshon gjithnje e me shume qendrimit kunder cdo lloj ndryshimi kushtetues. Aq me teper nese behet fjale per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, tha dje se Kushtetuta duhet respektuar dhe se ndryshimi i saj ne vitin 2008, u be pikerisht per te shmangur futjen e vendit ne kriza institucionale si ne rast te mos zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Nje veprim ky qe automatikisht me Kushtetuten e pa ndryshuar, do ta conte vendin ne zgjedhje te reja. "Ndryshimet e bera ne Kushtetute ne vitin 2008, ishin te dobishme dhe jane te dobishme. Ato u bene pikerisht per te shmangur ngerce artificiale ne vend dhe une mendoj se ato ndryshime shmangin cdo lloj ngerci ne te ardhmen", theksoi Nishani. Ne kete kuader, Ministri i Brendshem, i beri thirrje socialisteve qe te sillen ne menyre korrekte me Kushtetuten dhe ta zbatojne ate, jo te mbajne qendrime te tilla ndaj ndryshimeve te miratuara me konsensus te gjere politik ne vitin 2008. "Kushtetuta nuk eshte nje ligj i thjeshte qe mund te pesoje ndryshime te shpeshta ne kohe. Nuk mund te trajtohet si nje ligj i tille dhe askush nuk ka te drejte ta trajtoje si nje ligj i thjeshte qe mund te ndryshohet cdo 3, 4 apo 5 vjet. Te trajtosh keshtu une besoj qe eshte nje qendrim, jo korrekt", vijoi Nishani. Sipas tij, kur beri ndryshimet ne vitin 2008, opozita e asaj kohe mendonte si opozite, qe do te vinte ne pushtet. "Per mendimin tim, ndryshimet kushtetuese sollen nje arritje dhe perafrimin e saj me standardet e vendeve te konsoliduara te Bashkimit Evropian", vijoi Nishani. Ndaj ne menyre kategorike, Ministri i Brendshem, kundershtoi propozimet e bera nga e majta per ndryshime kushtetuese qe duhet te realizohen se bashku me ndryshimet ne ligjin e zgjedhjeve. Nishani shtoi se ne praktiken tone legjislative nuk mund te kerkohen apo te trajtohen ne kete prizem ndryshimet ne ligjin themeltar te shtetit. "Ne praktiken tone legjislative ndryshimet kushtetuese nuk mund te trajtohen ne kete prizem ne kete forme, kjo nuk eshte korrekte, kur ligji themeltar i shtetit u permiresua vetem tre vite me pare", permendi ministri. Debati per ndryshimet ne Kushtetute, nisi vetem pak dite pas mbylljes se procesit zgjedhor te 8 majit. Partia Socialiste, beri publik faktin se ka nisur nga puna per hartimin e mendimeve dhe propozimeve per reformen zgjedhore, por edhe per ndryshimet ne Kushtetute. Ne fakt, socialistet nuk e specifikojne se cfare kerkojne te ndryshojne ne ligjin themeltar te shtetit, por menyra e zgjedhjes se Presidentit te Republikes, nuk perjashtohet si pjese e ketyre propozimeve. Kjo per faktin se zgjedhjet per kreun e shtetit do te zhvillohen vitin e ardhshem dhe ne Kushtetute me konsensus te gjere eshte percaktuar se ne rast se ne dy votimet e para, presidenti nuk zgjidhet me 84 vota, atehere ne votimin e trete, ai mund te zgjidhjet edhe me nje votim te thjeshte.