E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperti ardaku hedh poshte akuzat

“Ashklat e drurit I kam gjetur ne kemishen e Ziver Veizit”. Kështu deklaron për “ABC News” eksperti mjeko-ligjor Ndoc Çardaku. 
Ai hedh poshtë akuzat e Partisë Socialiste, pretendimet e prokurorisë dhe interpretimin e ekspertit privat Dritan Zoto për manipulimin e provave. Çardaku sqaron ekzaminimin datës 23 janar 2011 të rrobave të viktimës Ziver Veizi. Ekzaminimi, sipas tij është kryer nga katër ekspert të Laboratorit të Policisë Shkencore me kërkesë të prokurorisë së kryeqytetit.
Sipas tij, prokuroria ka sjell rrobat e viktimës Veizi të vendosura në një qese letre, të vulosur. Ekzaminimi i tyre është bërë nga katër ekspertë të Laboratorit të Policisë Shkencore në prezencën e dy oficerëve të organit të akuzës dhe i gjithë ekzaminimi është filmuar. Edhe nga pamjet filmike, sipas ekspertit, duket qartë që pjesët e drunjta nuk janë vendosur me gisht, por ata janë gjetur brenda këmishës së viktimës. 
Edhe pas këtij sqarimi, Çardaku sqaron se për 22 vite kryen detyrën e ekspertit mjeko-ligjor dhe është i gatshëm të ballafaqohet me çdo individë, qoftë ekspertë shqiptar apo I huaj për ekzaminimin e kryer. 
Në fund të fjalës së tij, eksperti Çardaku mohon në mënyrë kategorike se në gjykatë ka hedhur poshtë apo ka interpretuar ekspertizën e “FBI-së”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›