E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperti i OKB në Tiranë, hetim për vdekjen e Trebickës

TIRANE- OKB kërkon nga Shqipëria informacione të detajuara për disa nga ngjarjet më të bujshme në vend sic është vdekja miseterioze e Kosta Trebickës dëshmitarit kyc që zbuloi nyjet e trafikut të armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit, si dhe për shpërthimin tragjik të Gërdecit në 15 mars të 2008.

Philip Alston është raportuesi i posacëm i komisionit të OKB-së, i cili ka mbërritur me këtë mision në vendin tonë që prej të hënës deri në 23 shkurt për të marrë përgjigjjet për 29 pyetjet e formuluara. Zoti Alston ka zhvilluar dje një takim të posacëm me Avokatin e Popullit Ermir Dobjani dhe gjatë gjithë kësaj të marte takime në qytetin verior të Shkodrës ku ka marrë informacione të detjuara lidhur me fenomenin e gjakmarrjes.

Në axhendën e zotit Alston përfshihen takime me zyrtarët më të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe ministrisë seë Brendshme ku raportuesi i OKB pritet të marrë shpjegime për disa nga ngjarjet më të rëndësishme në vend dhe që kanë mbetur ende pa zbuluar. Neës 24 zbulon se ndër cështjet më të interesuara është dhe ajo e vdekjes në një aksident misetrioz të biznesmenit shqiptaro-amerikan Kosta Trebicka. Shkaqt që cuan në shpërthimin tragjik të 15 marsit në Gërdec si dhe shpjegime mbi dyshimet që ekzistojnë mbi SHIK për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në 1995. Të dërguarit e OKB do ti raportohen gjithashtu shifrat mbi numrin e vrasjeve në vit të gjakmarrjes, aktivtetin e grupve kriminale të organizuara, dhuna ndaj gruas, dhuna në familje etj.

OKB është e interesuar gjithashtu dhe për fenomenin e korrupsionit, sa shtrije ka ky në organet e rendit dhe drejtësisë. Në përfundim të misionit të tij një javor në Shqipëri, Philip Alston pritet të ketë dhe një konferencë të poscame me gazetarët.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›