Rrëshqet dheu, aksi Vlorë-Selenicë 3 ditë i bllokuar
VLORE- Rrëshqitjet e dheut kërcënojnë së fundmi Selenicën e Vlorës. Masive dherash po shkëputen prej 3 ditësh në aksin nacional Selenicë- Vlorë duke bërë të mundur që rruga të mbetet e bllokuar për 3 ditë. Kjo rrugë është mundur të zhbllokohet vetëm sot ndërsa banorët kanë gjetur rrugën më të mundshme për tu lidhur me Vlorën, atë dytësore.
Për këtë situatë, kryetari i Bashkisë së Selenicës thotë se nuk ka patur asnjë interesim nga Prefektura apo drejtoria e mirëmbajtjes së rrugëve për të bërë të mundur mirëmbajtjen e aksit rrugor.
Situata në këtë aks vjen e përsëritur pikërisht pas rreshjeve të shiut. Masive dheu kanë zbritur nga kodra ngjitur me segmentin, duke bërë bllokimin, situatë e cila po vjen duke u agravuar. Pikërisht gjatë përmbytjeve kjo ka qenë dhe zona më problematike. Kreu i Bashksië së Selenicës pohon se kjo pjesë ka qenë tërësisht e mbuluar me ujë , përfshirë këtu dhe hektarë të tërë të cilët kanë dalë jashtë përdorimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)