E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperti i etnografise I baltosur si Sokrati

Sami Starova qendron i ngujuar ne shtepi teksa bashke me te birin akuzohet per trafikim te veprave te artit dhe kultures. 63-vjecari apelon per pafajesi.


Mbi mua u hodh balte si mbi Sokratin perserit Sami Starova posa e takon. Prej mese 11 muajsh ai vijon te jete ne mase arresti ndersa ndaj tij rendon akuza e trafikimit te veprave te artit. Teksa 63-vjecari qendron ne shtepi i biri ndodhet ne burg nen te njejten akuze.


Samiu jeton ne shtepi me bashkeshorten e cila ka mbi vete dy operacione zemre dhe arrestimi i bashkeshortit dhe djalit vetem sa e kane tronditur. Djali i cili ishte edhe ai me arrest shtepie mu arrestua teksa blinte ilacet e mia. Ishte madje me libreze ne dore. Po kush do ti bleje ilacet Gruan e kam invalide. Ne te dy ishim me arrest shtepie.


Kush do te kujdeset per ne pyet dhe apelon profesori 63- vjecar i cili deri vitin e kaluar kryente detyren e ish-pergjegjesit te Muzeut Kombetar Etnografik ne Berat perpara se te prangosej nga Policia. Samiu perpiqet qe ngjarjet ti rendise nje nga nje e gjithsesi here pas here perserit.


Une jam me keq se i vdekur. Mua me kane perbaltur ne pleqeri teksa kam dhene nje kontribut si askush tjeter per kulturen e ketij vendi gjate gjithe jetes. Kam punuar 37 vjet ne kete profesion. Kam dorezuar me qindra objekte me vlere ne muze dhe me arrestojne per nje objekt qe nuk vlen asgje vijon ai.


Pakkush duket se e njeh Samiun ne nje kohe qe nese permendet nje pergjegjes i Muzeut te Beratit i akuzuar per trafikimin e objekteve te trashergimise kulturore atehere jane te shumte ata qe kujtohen. Tashme ceshtja u ka kaluar togave te zeza dhe disa dite me pare u zhvillua edhe njera nga seancat gjyqesore.


Nderkohe Sami Starova vijon te pretendoje pafajesine duke u mbeshtetur vec te tjerave edhe ne fjalen e ekspertes qe ka analizuar objektin per te cilin ai vijon te qendroje ne mase arresti ne shtepi. Ne piken e pare te saj thuhet se objekti eshte veper arti por nuk eshte pjese e trashegimise kulturore kombetare.


Bazuar ne nje fakt te tille dhe ne dijeni te legjislacionit shqiptar i cili te denon vetem per veprat qe jane pjese e kesaj trashegimie kulturore Sami Starova kerkon pafajesine.


Vete ekspertja thote se objekti per te cilin une akuzohem nuk eshte pjese e trashegimise kulturore. Si rrjedhoje une nuk mund te denohem. Qe ne ate moment une duhet te jem i lire. E megjithate vazhdoj te perbaltem.


Gjykata e Apelit te Vlores ne vendimin e saj per masen e sigurise per Staroven thote se ne lidhje me sendin e gjetur ne automjetin qe udhetonin te arrestuarit Mirel Starova dhe Bujar Dine ky dyshim nuk ekziston.


Nga akti i ekspertimit te kryer mbi kerkesen e vete organit procedures ka rezultuar qartesisht e provuar se ky objekt dhe qe perben themelin e akuzes ndaj te dyshuarit Sami Starova nuk eshte pjese e trashegimise kulturore shqiptare.


Po sipas arsyetimit te kesaj gjykate rezulton se legjislacioni shqiptar ne lidhje me veprat e artit dhe kultures merr ne mbrojtje te posacme vetem ato qe i perkasin trashegimise kulturore qe jane pjese e pasurise kombetare...


Nga ana tjeter pas kerkeses qe prokurori i Beratit i ka drejtuar Qendres Kombetare te Muzeumeve ne Berat pas arrestimit te Sami Staroves mbi gjendjen e objekteve te fondit pergjigjja eshte se persa i perket periudhes 18 shkurt 2008 deri me 24.12.2009 nuk ka asnje humbje apo vjedhje te objekteve muzeale ne te dy muzeumet.


Gjithashtu nga ana e Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore eshte konfirmuar se lidhur me figurinen e nje vajze te vendosur mbi nje bazament me permasa rreth 15 cm dhe peshe rreth 300 gr konfirmojme se objekti ne fjale nuk figuron i regjistruar ne bazen e te dhenave.


Starova ne mbrojtjen e tij hedh poshte edhe pretendimet e prokurorise se ai ka tentuar te largohet jashte shtetit. Ai thote se eshte shume e thjeshte te konfirmohet se ai cdo dhjetor largohej per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per faktin se ka dokumente amerikane dhe cdo fundviti shkonte atje per te vulosur dokumentet.


Bileta ime eshte prere dite me pare se te arrestohej djali dhe une nuk kisha dijeni se po vezhgoheshim rrefen 63-vjecari ne mbrojtje te vet teksa tregon edhe pasaporten vulat e se ciles vertetojne fjalet e tij.


Une kam dhene kontribut per vendin tim- shprehet Sami Starova. Botimet e mia dhe konferencat e shumta shkencore brenda dhe jashte vendit flasin per punen time te madhe shkencore ne sherbim te kombit.


Une kurre nuk kam abuzuar me detyren. Kjo u duk gjate vitit 1997 ku gjithcka u shkaterrua dhe vetem muzeumet kombetare te Beratit u mbrojten duke mos pasur ne to asnje demtim.

Une si drejtor ndonese i braktisur sepse nuk funksiononte as pushteti as policia organizova punen per fshehjen e tyre ashtu si te paret tane fshehen kodiket e famshem tregon burri i thinjur teksa e rrefen kete veprim me ndjenjen e mbajtjes se sekretit si nje rit te lashte. Samiu rrefen me dokumente perpjekjet qe ka bere per mbrojtjen e objekteve pergjate vitit 1997 kur cmenduria me e madhe Shqiptare mbase ndodhte ne Berat.


Zbulimet e tij e kane vleresuar ate me medalje ari nga Akademia Nderkombetare e Shkences ne vitin 1983.


Sami Starova bashke me te birin akuzohen per trafikim te veprave te artit dhe kultures qe prej nentorit te vitit te kaluar.


Ata ishin vene ne pergjim prej disa muajsh nderkohe qe u prangosen pas nje perpjekjeje per ti shitur nje shtetasi nje objekt per te cilin ne biseda telefonike e kishin cilesuar me vlere shume te madhe dhe per te cilin kishin kerkuar 100 euro.


Fillimisht u deklarua se ishte Samiu ai qe mund te kishte vjedhur objekte nga muzete e Beratit ku ishte pergjegjes dhe ti kishte nxjerre ato per shitje ne dyqanin qe kishte ne kete qytet. Por verifikimi zbuloi se objekti nuk ishte vjedhur ne asnje nga dy muzete qytetit. Po ashtu ai rezulton se nuk eshte pjese e Trashegimise Kombetare apo objekt i vlefshem.


Gjithsesi kjo nuk e ka bindur prokurorine te terheqe akuzen ndersa e cileson objektin veper arti qe tentohej te shitej dhe trafikohej. Gjithsesi teksa ceshtja ka kaluar ne gjykate ende nuk eshte arritur te provohet se objektet e sekuestruara 63-vjecarit jane pjese e trashegimise kulturore kombetare.


Prokurori Ekspertet e kane cilesuar veper e arti s duhet te shitet


TIRANE- Prokurori i cili ka hetuar ceshtjen e trafikut te veprave te artit per te cilen eshte dyshuar profesori Sami Starova ne nje prononcim per gazeten Shekulli tha se nga veprimet e kryera ata kane mundur te ngrene dyshime te arsyeshme dhe te qarta per akuzen e ngritur ndaj Staroves.


Ne kemi kerkuar mendimin e eksperteve perkates qe merren me vleresimin e veprave te artit dhe ne menyre te vecante te atyre qe merren me etnografine. Pergjigjet e tyre kane qene te tilla se kjo veper arti pavaresisht se nuk eshte objekt i trashegimise tone kulturore mbetet veper me vlera. Si e tille ajo nuk mund te trafikohet shitet apo te transportohet- thote prokurori magjistrat Klodian Braho.


Me tej ai pohon se ata kane kryer veprime te shumta hetimore deri sa kane mundur te provojne faktin e shitjes se vepres qe me pas pritej te trafikohej ne drejtim te Turqise. Ne kemi te regjistruara bisedat ku degjohet qarte komunikimi mes personave dhe vlera per te cilen ata mundohen ti japin asaj duke e thene me gojen e tyre se eshte objekt vjeter me teper se 300 vjecar- sqaron prokurori.


Madje sipas tij kjo ceshtje eshte bere edhe objekt i nje analizimi te hollesishem ne Prokurorine e Pergjithshme per shkak se ceshtja ishte jo pak e rendesishme per shkak te vlerave qe paraqet objekti sipas tij. Me tej ai pohon se objekti eshte cilesuar si veper arti dhe me vlera kulturore nga specialiste perkates.


Edhe pse nuk eshte objekt i trashegimise kulturore kombetare ajo eshte veper arti dhe si e tille nese transportohet shitet apo kalon kufijte e shtetit ajo duhet te deklarohet dhe shteti shqiptar ka te drejten e parablerjes - perfundon argumentin e tij prokurori Braho.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›