Ne kepin e shisheve plastike

Natyra shume e bukur ben kontrast me mbeturinat pa fund qe pushojne ne vend te turisteve ne bregdetin e Kepit te Rodonit. Ato kane zaptuar plazhet por edhe kalane e Skenderbeut e ngritur shekuj me pare per tu bere balle turqve
Nuk ngjan si ne Shqiperi. Kjo eshte deklarata e pothuaj te gjithe personave pasi shohin foto te shkrepura ne Kepin e Rodonit duke permbledhur ketu pamje nga Kisha e Shen Ndoit te dyten si dhe Kalane e Skenderbeut qe ndodhet ne te. Kthjelltesia e detit dhe bukuria e natyres eshte ajo qe mahnit kedo dhe askush nuk mund te mohoje kenaqesine qe ndien ne udhetimin drejt ketyre vendeve.
Rruga ne kembe per te mberritur ne piken me te fundme te ketij kepi nuk eshte e lodhshme pavaresisht ferrave dhe ngushtesise se shtegut te tille qe nese nuk je i kujdesshem mund te rreshqasesh.
Nje kthim me koken pas per te pare gjithe udhen e ndjekur te jep nje kenaqesi te pafundme. E me pas nje riecje per te zbritur ne Kala nderkohe qe deshira per ta fiksuar kete objekt ne aparat eshte e madhe.
E megjithate ne mberritje arrin te kuptosh se cdo vizitor do te preferonte qe ajo foto te kishte pas detin dhe jo kalane ose te realizohej ne menyre te tille ku te kapej vetem pjesa e siperme e mureve dhe jo bazamenti.
Kjo per arsyen e thjeshte se plehrat ne breg te detit madje edhe brenda mureve te kalase te rrahura shekujsh nga valet dhe ererat te bejne te ndiesh ne vetvete nje zhgenjim qe jo rralle te ndrydh edhe gezimin me te madh.
Teksa ecen duke veshtruar muret e asaj cka ka mbetur nga kalaja e ndertuar nga Skenderbeu mendohet ne vitin 1463 syrit nuk mund ti shpetoje edhe ajo cka tashme duket pjese e saj.
Shishe plastike te madhesive te ndryshme duket sikur e kane pushtuar te gjithe kalane te cilen udheheqesi legjendar shqiptar e ndertoi pikerisht per ti shpetuar pushtuesve.
Nuk jane mbeturina te hedhura nga njerez qe kane kaluar ketej me thote personi qe me shoqeron teksa vijon te theksoje se nisur nga lloji i ketyre mbeturinave kuptohet qe jane plehra te hedhura ne lume nga banore te ndryshem apo edhe nga anijet qe kalojne per shkak se askush nuk i kontrollon.
Me pas dallget e detit i kane perplasur ne kete pjese duke u depozituar aty per vite me radhe. Kjo kuptohej edhe nga fakti se e gjithe vija bregdetare e cila mbeshtjell Kepin e Rodonit eshte e mbuluar nga shishe plastike po ku nuk mungojne edhe shapka bidone te medhenj te care kapake tasash plastike dhe te tjera sende te ngjashme.
Njerezit jane te papergjegjshem dhe shtet i papergjegjshem - vijon nje nga personat me te cilet bashkudhetoj. - Te paret sepse hedhin plehrat dhe te dytet sepse nuk jane te afte te kontrollojne veprime te tilla te kryera nga individe por edhe nga tragetet qe kalojne ketu. Nderkohe tjetri vijon Ketu duhet ardhur per te bere plazh por eshte shume pis.
Ndoshta nese vjen me nje grup shoqeror prej 6-7 personash brenda nje ore mund ta pastrosh kete hapesiren e pastaj te besh plazh per pjesen e dites qe vijon. Ketu pak njerez vijne dhe mundesia per tu mbushur me plehra eshte e vogel. Bashkebisedimi per mundesite e pastrimit te ketij bregdeti vijon.
Mesoj se eshte komuna Ishem ajo qe ka pergjegjesine. Nderkohe bashkudhetaret e mi vijojne biseden se me nje projekt per pastrimin e bregdetit nga keto shishe plastike plazhet ne Kepin e Rodonit do te ktheheshin ne vende shume te preferuara per pushuesit.
Rruga e pashtruar duket si nje plus per kenaqesine nisur edhe nga fakti se tashme ne psikologjine e te gjitheve eshte ngulitur fort qe permiresimi i infrastruktures vetem e shkaterron bukurine e natyres. Ndersa mbeturinat plastike banore te Kalase se Skenderbeut dhe vijes bregdetare te Kepit te Rodonit te japin te kuptosh qe shpesh njerezit nuk kane nevoje te shkojne diku per ta ndotur. Mjafton qe te veprojne ne menyre te papergjegjshme.