Eksperti per Ballkanin Palet te punojne per zgjidhjen e problemeve

Eksperti amerikan per Ballkanin Daniel Serwer gjate nje interviste per agjencine e lajmeve INA ka komentuar per situaten aktuale vendet e Ballkanit mes te cilave edhe Shqiperia.
Serwer eshte edhe nenpresident i Qendres per Novacione ne Institutin Amerikan te Paqes ne Uashington.
Ne lidhje me situaten ne Shqiperine pas zhvillimeve te 21 janarit Serwer ka thene Ajo qe po ndodh ne Shqiperi eshte per tu denuar. Mendoj se eshte koha qe dyja palet politike opozita dhe maxhoranca te kuptojne se ne rast se vazhdon kjo status quo edhe me tutje vendi nuk mund te ece perpara dhe nuk mund te kemi progres. Ata duhet te ulen dhe te punojne per zgjidhjen e problemeve te tyre te cilat nuk jane me dramatike se sa ne shume vende tjera.
Kosova
Serwer foli edhe ne lidhje me Kosoven dhe qeverine e saj qe pritet te formohet pas zgjedhjeve. Ai u shpreh i zhgenjyer ne lidhje me zgjedhjet e parakohshme te cilat nuk i kane permbushur standardet nderkombetare. Kjo ishte nje mundesi e humbur per Kosoven per ti treguar arritjet e saja demokratike. Tanime pas zgjedhjeve te parakohshme paresore eshte prioritet nje Qeveri qe do te qeverise mire. Qeveria e re para se gjithash duhet te angazhohet per crrenjosjen e korrupsionit dhe krimit te organizuar ndersa ceshtje tjeter eshte qe qytetareve tu jepen sherbimet qe ata i presin.
Ne lidhje me bisedimet e Kosoves me Beogradin ai eshte shprehur Une nuk pres rezultate te menjehershme por mendoj se eshte e rendesishme qe ata te flasin dhe te fillojne ti zgjidhin problemet e shumta me te cilat ballafaqohen. Une gjithashtu mendoj se duke folur biseduar ata de facto jane duke pranuar autoritetin e njeri-tjetrit qe eshte nje gje e mire. Sa i takon zerave ne lidhje me perpjekjet e Beogradit per te hapur ceshtjen e ndryshimit te kufijve apo kembimit te territoreve ai u pergjigj se kjo eshte nje ide se ciles kurre nuk do ti vije koha.
Maqedonia
Serwer foli edhe per Maqedonine dhe ceshtjen e Marreveshjes se Ohrit duke vleresuar se ekzistojne mekanizmat per zgjidhjen e ketyre ceshtjeve. Keto konteste nenkuptohet se duhet te zgjidhen ne menyre paqesore ne bashkepunim dhe pjesemarrje ne institucionet e Shkupit.
Ne lidhje me faktorin politik shqiptar ne Maqedoni Serwer u shpreh Bashkimi apo bashkeveprimi i partive politike shqiptare varet kryesisht nga qendrimet dhe vleresimet e tyre. Vetem ata vendosin dhe vleresojne se ne qofte se do te jene te bashkuar do te mund te kishin perfituar me shume nga kerkesat e tyre qe ata duan ti realizojne. Ata kane punuar mire edhe pa u unifikuar por qe nuk do te thote se ata duhet te vazhdojne ne kete menyre.