Eksperti rus: Amerika do të ndahet në 6 pjesë
Uashington - Anëtari i Akademisë së Diplomacisë ruse, e varur kjo Ministria e Punëve të Jashtme, Prof. Dr. Igor Paranin, duke analizuar krizën financiare që ka pushtuar tokën e re, u shpreh se SHBA-të do të ndahen në gjashtë pjesë. Eksperti rus, teksa ka bërë paralelizma me piramida të ekonomisë amerikane, tha se ekonomia amerikane nuk ka më shanse që të rimëkëmbet. Paranin njihet si një ekonomist i cili më parë kishte paralajmëruar krizën aktuale.
Sipas një interviste të dhënë në të përditshmen Izvetija, Paranin thekson se “SHBA-të do të ndahen në gjastë pjesë, të cilat do të përcaktohen nga përbërja e tyre kulturore dhe etnike. Ato do të jenë pjesa e paqësorit e mbipopulluar nga kinezët, ajo e Teksasit e njohur për liritë e mëdha, zona e Atlantikut, zona e populluar kryesisht nga amerikanët vendas, zona veriore e populluar nga kanadezët dhe Alaska . sipas Paranin, Alaska do t’i rikthehet sërish Rusisë.
Duke analizuar si të vështirë rimëkëmbjen e ekonomisë familjare në SHBA, Paranin tha se “Dolari amerikan tani ka humbur jo vetëm vlerë, por edhe sigurinë borxhi i jashtëm amerikan sa vjen e po rritet. Kjo është një skemë piramidale. Qendra tashmë ka ndryshuar. Obama u pa si një shpëtimtar, por pranvera do të zbulojë shumë gjëra të reja e ndryshe nga çmendohej”.