E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertiza për pistoletën e sekuestruar në stadiumin e Peqinit: Nuk ishte armë zjarri

Dashnor Sula në tribunën e stadiumit të Peqinit

Burime nga prokuroria e Elbasanit bëjnë të ditur se ekspertiza e laboratorit të policisë shkencore të Tiranës tregon se pistoletë e sekuestrua në stadiumin e Peqinit nuk plotëson kriteret e një arme zjarri. Këtë e tregon raporti balistik i armës, që mendohet si i përket deputetit Dashnor Sula.

Hetimet do të vazhdojnë, do të shikohet raporti i Federatës së Futbollit, pretendimet e arbitrave.

Në stadiumin e Peqinit gjatë ndeshjes, Shkumbini Flamurtari, janë dëgjuar të shtëna armësh. Dyshohet se ka qenë deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ai që ka kryer një veprim të tillë.

Në fund takimi u fitua nga Shkumbini me gol të realizuar me 11-metërsh. /B.Nergjoni/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›