Ekspertizat për “virgine” e videon Meta-Prifti kushtuan 45 milionë
15/04/2011 Fatura pritet të kapë shifrën 60 milionë lekë, negociatat e prokurorisë me ekspertët
TIRANE-Hetimi i dy ngjarjeve më të bujshme të momentit, që kanë lidhje me kontrabandimin e naftës virgine dhe video-skandalin Meta-Prifti, duket se ka sjellë për prokurorinë jo vetëm vështirësi hetimore, por dhe financiare. Ka mjaftuar urdhërimi i kryerjes së dy ekspertizave për secilën nga dosjet e përmendura, që nga buxheti i Prokurorisë së Përgjithshme të ikë një shumë financiare prej 45 milionë lekësh. Kjo sasi e konsiderueshme lekësh është paguar për ekspertin amerikan Glen Bard, i cili pak muaj më parë kreu ekspertizën lidhur me autenticitetin e videos Meta-Prifti, si dhe për dy ekspertët kontabël që u përzgjodhën nga njësia Task-Forcë për të përcaktuar shifrën e tonelatave të naftës që kompanitë “Fisheku” dhe “Euroil” mendohet se kanë abuzuar gjatë viteve 2007-2009. Momentalisht shuma prej 45 milionë nuk është përfundimtarja, pasi lidhur me çështjen Meta-Prifti një kërkesë e dytë për ekspertizë është dërguar në një studio private në Angli, çka tregon se shuma e sipërcituar pritën të rritet duke arritur në rreth 60 milionë lekë. Kostoja astronomike është nxjerrë vetëm nga dy ekspertiza, pa llogaritur veprimet e tjera hetimore që kanë nga prapa faturën e tyre financiare. Burime nga prokuroria thanë se vetëm për ekspertin amerikan Glen Bard, akuza ka paguar nga buxheti i saj shumën prej 15 mijë dollarë. Fatura financiare është dorëzuar për ekspertimin e kompjuterit, që ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, ia vuri në dispozicion prokurorisë, si dhe për përcaktimin e autenticitetit të video-përgjimit Meta-Prifti. Në çmim mësohet se ishte parashikuar pastrimi i zërit dhe qartësimi i bisedës mes dy ish-ortakëve, por për mungesë mjetesh amerikane, Glen Bard s’ka mundësuar këtë veprim. Për këtë arsye, prokuroria i është drejtuar një eksperti privat në Angli, por që momentalisht nuk dihet më saktësi se sa është shuma financiare e paguar për këtë ekspertizë. Ndërkohë çmimi i ekspertizave ligjore ka pësuar kolpo, për sa i përket çështjes që lidhet me hetimin e kontrabandës së naftës virgine. Lidhur me këtë dosje, dy ekspertë kontabël janë paguar me 30 milionë lekë për përpilimin e një raporti, nëpërmjet të cilit të përcaktonin në mënyrë ligjore tonelatat e naftës virgine që janë kontrabanduar brenda territorit të Shqipërisë. Fillimisht, dy ekspertët kontabël i kanë kërkuar njësisë antikorrupsion shumën prej 60 milionë lekë, por, pasi kanë hasur në rezistencën e prokurorisë dhe negociatat e kryera, çmimi përfundimtar është përcaktuar të jetë 30 milionë lekë. Momentalisht, kjo ekspertizë ka përfunduar dhe tashmë është administruar në dosjen hetimore. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një abuzim mbi 18 mijë tonelata naftë virgine, e cila, pasi blihej në “ARMO”, shpërndahej në mënyrë të paligjshme në pikat e karburantit, duke u tregtuar si benzinë e pastër. Për këtë veprimtari kriminale njësia Task-Forcë ka arrestuar 13 persona, ndërkohë që menaxheri Bledar Rama është shpallur në kërkim.
15 mijë dollarë
Vetëm eksperti Glen Bard, i ka marrë prokurorisë shqiptare 15 mijë dollarë për të nxjerrë autenticitetin e video-përgjimit mes dy ish-ortakëve Dritan Prifti dhe Ilir Meta.
30 milionë lekë
Dy ekspertë kontabël kanë përfituar 30 milionë lekë për ekspertizën e kontrabandës së naftës virgine. Fillimisht, ata kërkuan 60 milionë, por më pas çmimi u ul në shifrën 30 milionë.
Instituti s’ka ekspertë
Faturat e larta të paguara vijnë si rezultat i mungesës së ekspertëve të kësaj fushe në Institutin e Policisë Shkencore. Nisur nga kjo situatë, akuza detyrohet të paguajë studio private.