E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deficiti tregtar, në 10 vite përgjysmohet hendeku

15/04/2011  Prezantohet raporti i ACIT

Prodhimet shqiptare kanë arritur të konkurrojnë denjësisht vitet e fundit. Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se vitit i shkuar shënoi rritje të prodhimit vendas dhe ulje të deficitit tregtar. “Gjithnjë kemi përmendur si tipar kryesor shqetësues për tregtinë tonë të jashtme shkallën e ulët të mbulimit të importeve, shkallë që nga shkua nga 1 me 10 ose 9 dhjetë vjet më parë në një me pesë, dy vjet më parë. Sot vëmë re që kemi 33.5% e volumit të importeve mbulohet nga eksportet tona”, - tha zv/ministri i jashtëm Selim Belortaja. Në takimin e Qendrës Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare, ACIT, u prezantua raporti mbi tregtinë e jashtme dhe të dhënat që mundësohen nga mbështetja e USAID. Drejtori për Shqipërinë, Joseph Williams, tha se ndihma e USAID do të përqendrohet në projekte që rrisin besimin e investitorëve dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë. “Vëmendje të veçantë do të ketë mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme, sepse ato janë shtylla kryesore e punësimit në çdo ekonomi. Projekte do të ketë edhe për infrastrukturën, energjinë e pastër, për tregun e teknologjisë së informacionit dhe për forcimin e mbikëqyrjes bankare”, - u shpreh Williams. Për shkak të boshllëqeve që ka Shqipëria në informacionin statistikor dhe analitik, USAID mbështet prej vitit 2002 ACIT-in.

Shkrim poshtë 19 radhë

Shoqata: Pas fiskalizimit ka humbur kuptimi i udhëzimeve 17 dhe 18, të shfuqizohen

Karburantet, të ndryshojë kuadri ligjor

“Shtrenjtimi nuk vjen si e drejtë e importuesve, por nga rritja objektive në bursa”

Shtrenjtimi i karburanteve nuk është një e drejtë e importuesve dhe prodhuesve, por reagim i bursave ndërkombëtare. Ky është shqetësimi i Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve, e cila ka reaguar dje me një letër të hapur për ministrin e Financave, Ridvan Bode, duke kërkuar shfuqizimin e dy udhëzimeve, nr. 17 dhe nr. 18 të vitit 2008 për TVSH-në. Udhëzimet e kanë humbur rolin e tyre, sipas shoqatës, nisur edhe nga fiskalizimi i plotë i shoqërive që importojnë dhe tregtojnë hidrokarbure. “Me përfundimin e fiskalizimit xhiro e kompanive tregtuese matet online dhe kësisoj bëhet i panevojshëm përdorimi i pikës 9.4 i Udhëzimit nr 18, datë 18.06.2008 “Furnizimi i karburanteve” paragrafi “a”, “regjimi fiskal”. Në zbatimin praktik, në shumë raste, caktimi i çmimit dhe vlerësimi i “pikave të bardha” sikur janë agjentë shitjeje për furnizuesit, është bërë dhe bëhet në mënyrë fiktive, pasi nuk ka kthim real provigjionesh, por vetëm ndryshim fiktiv dokumentacioni. Në kushtet e fiskalizimit të plotë është pa kuptim respektimi i këtij paragrafi të udhëzimit të mësipërm”, - shprehet Luigj Aliaj, presidenti i shoqatës. Ky proces ka sjellë përplasje edhe me Autoritetin e Konkurrencës, i cili e quan çmim monopol, përcaktimin e çmimit në mënyrë vertikale nga pak furnizues në drejtim të konsumatorëve finalë. “Në kushtet kur ka rritje çmimesh në mënyrë objektive, sikundër është duke ndodhur në bursat ndërkombëtare, ky kuadër ligjor ekzistues lë shteg për propagandë abuzive, sikur rritja e çmimeve vjen nga kjo e drejtë që u është dhënë importuesve e prodhuesve në caktimin e çmimit në mënyrë vertikale”, - thekson Aliaj. Ditët e fundit ka vijuar rritja e çmimit të karburanteve në tregun vendas, ndërsa importuesit kanë paralajmëruar për një tjetër valë shtrenjtimi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›