Shqiptari mes Kamorrës, mafia që u “përlau” bizneseve 4 milionë euro
15/04/2011 300 karabinierë shkatërrojnë “kancerin” e ekonomisë. Skema e kamatave me 180%.
ITALI- Mes organizatës mafioze, të lidhur me fisin famëkeq të Kazalezëve, degë e Kamorrës, që u shkatërrua dje nga policia italiane, ndodhej edhe një shqiptar, i cili luante rol aktiv në bandë. Agjencia italiane ANSA raporton se Antimafia ekzekutoi 29 urdhër-arreste për anëtarët e organizatës, me shumicë napolitane, një shqiptar dhe një çek, teksa operacioni u përshëndet nga ministri i Brendshëm Roberto Maroni dhe ai i drejtësisë Angelino Alfano. Të arrestuarit në Padova, Veneto, Lombardi, Sardenjë, Campania dhe Puglia akuzohen për pjesëmarrje në organizatë mafioze, kamatë, grabitje dhe keqpërdorim të ndërmjetësimit financiar në dëm të qindra sipërmarrësve që veprojnë në Italinë veriore, teksa në aksion morën pjesë 300 karabinierë dy aeroplanë dhe dy qen që përdoren nga policia.
“Doktori”, kamatë 180% e roli i shqiptarit
Aktiviteti kriminal i grupit, udhëheqësit e të cilit ishin nga Casertano, klan i Kamorrës që njihen si kazalezët i Casale), përqendrohej në një mënyrë të dhunshme të shoqatës tipike mafioze, e cila gjente subjektet në vështirësi financiare, duke përdorur si mbulesë ligjore kompaninë e kredive “Aspide”, me seli në Padova dhe më pas ndëshkonte debitorët e paaftë për të paguar. Organizata e armatosur me një strukturë hierarkike, me role operative, drejtohej me vendosmëri të pamëshirshme nga Mario Crisci, që njihej ndryshe si “dottore” (doktori), i cili jepte kredi me norma kamate deri në 180 për qind në vit. Nëse viktimat nuk paguanin në kohë ai i fundoste, duke i marrë peng, rrahur apo detyruar që të shkatërronin veprimtarinë e tyre ekonomike (firma, kompani dhe pasuri të vlerësuara në disa miliona euro). Ende nuk dihet roli konkret apo vepra penale që ka kryer bashkëkombësi ynë Ferdinand Selmani, 29-vjeçari që ishte pleksur me klanin e kazalezëve, nëndegës së Kamorrës që numëron qindra vrasje dhe qindra të arrestuar.
Sistemi mafioz që gllabëroi 4 milionë euro
Paratë shkonin në kasetat e grupit, përmes sistemit të zgjuar postepay, ku çdo viktimë e dinte vetë vendin ku duhet të paguante me kartë, pa rënë në sy. Një pjesë e të ardhurave që vileshin nga viktimat, përdoreshin për të plotësuar nevojat ekonomike të anëtarëve të burgosurve të lidhur me mafien si dhe familjeve të tyre. Hetimet u zhvilluan nëpërmjet përgjimeve dhe vëzhgimeve, me ndihmën e aparaturave të sofistikuara teknike, teksa është sekuestruar dokumentacion i gjerë i regjistruar nga vetë banda, ku përfshihen çeqe, fatura dhe transferime të krediteve të korporatës, me një vlerë totale prej rreth 4 milionë eurosh), si dhe armë e municione. Policia ka konfirmuar përmes hetimeve se mbi 100 kompani janë kërcënuar, teksa u rindërtuan dy incidente të rrëmbimit për shpërblim, janë verifikuar 61 incidente të provokuara për kamatën, 17 incidente me grabitje të rëndë dhe transferimi i dhunshëm i kapitalit me qëllim përdorimin e gjerë të transaksioneve të paligjshme në ndërmjetësimin financiar mafioz. “Një kancer kemi zhdukur dhe sipërmarrësit janë shëndoshë e mirë”,-ishte opinioni i avokatit të Venecias Louis Delpino, duke theksuar rëndësinë e operacionit që ka shpëtuar firmat nga recesioni ekonomik, pasi ishte vënë re një krizë të likuiditetit. Këtë tezë e përkrahu edhe prokurori Carlo Mastelloni në konferencën për shtyp. “Ne nuk merremi vetëm me emigracionin e paligjshëm, por edhe luftojmë krimin e organizuar”,- tha ministri i Brendshëm, Roberto Maroni, duke komentuar operacionin që çoi në arrestimin e 29 njerëzve, duke i bërë komplimente drejtorit të antimafies. Ndërsa ministri i Drejtësisë, Angelino Alfano, u shpreh se “Arrestimi i anëtarëve të shumta të Kamorrës, tregon funksionimin e duhur të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar”.