E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksploziv banesës në Durrës, policia heton për shantazh

DURRËS- Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një apartament në lagjen numër 12 të Durrësit, por për fat ka shkaktuar vetëm dëmtime materiale.

Sipas të dhënave të para të policisë, ngjarja ka ndodhur natën në pallatin me numër 621 në hyrjen e parë të apartamentit me numër 5. Në këtë apartament banon shtetasi Ardian Gjuzi, por në kohën e shpërthimit në shtëpi nuk ka pasur njerëz.

Ekspertiza e bërë në vendin e ngjarjes ka treguar se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dera e banesës dhe ambientet e brendshme.

Pista kryesore në të cilën është duke hetuar policia është ajo e eksplozivit vendosur në shenjë kërcënimi. Kjo pasi, sasia plasëse e vendosur nuk ka qenë e madhe dhe për pasojë edhe forca shpërthyese.

Policia ka sekuestruar fitilin zjarr përcjellës dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë familjarët mësohet të kenë thënë në polici se nuk kanë konflikte.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›