Kamëz, thyhen banderolat me foton e kryeministrit Berisha
KAMËZ- 4 banderola, ku ishte e vendosur fotoja e kryeministrit Berisha janë thyerr gjatë natës së të premtes në zonën periferike të Kamzës. Banderolat ishin vendosur tek zona e rrethrrotullimit ndërkohë që sot në mëngjes janë zëvendësuar me të reja.
Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së djeshme, persona të paidentifikuar grisen disa postera të PD-së të vendosura në qytetin e Burrelit. Nënkryetari i PD-së në rrethin e Matit, Hajdar Kurti, i cili bëri dhe denoncimin për këtë ngjarje, u shpreh se shtabi i PD-së do të marrë në mbrojtje simbolet e tjera të Partisë Demokratike në këtë qytet, deri në kapjen e autorëve.
(e.m/BalkanWeb)