Eksploziv makines se kandidatit socialist

Nje shperthim i fuqishem tritoli tronditi qytetin e Kukesit mengjesin e se entjes. Ngjarja ndodhi rreth ores 745 ne shetitoren kryesore ne rrugen e xhamise ne lagjen nr.5. Automjeti tip Nissan shpertheu vetem pak caste pasi drejtuesi Astrit Cengu zbriti prej tij. Per pasoje automjeti u demtua ndersa drejtuesi mori plage te lehta.
Policia shkoi menjehere ne vendin e ngjarjes por pa mundur te kape apo identifikoje autoret e ketij atentati. Shtetasi Astrit Cengu eshte kandidat i Aleances per te Ardhmen per kryetar te komunes se Shtiqenit ne rrethin e Kukesit.
Krahas policise ne vendngjarje shkuan dhe drejtues vendore te Partise Socialiste dhe deputeti socialist Asllan Dogjani si dhe prefekti i Kukesit Elez Maci. Nga Tirana mberriti nje grup i njesise se Antieksploziveve te forcave RENEA.
Kryetari i PS-se se Kukesit Ylber Duraku e cilesoi atentatin si te motivuar politikisht pasi kandidati i PS-se sipas tij eshte pretendenti kryesor per te fituar ne komunen e Shtiqenit.
Policia e Kukesit thote se po hetohet ne shume pista ku nuk perjashtohet edhe ajo per motive politike. Ne nje komunikate per shtyp te drejtorise se policise se Kukesit lidhur me kete ngjarje thuhet Sot me date 05.05.2011 rreth ores 745 jemi njoftuar se ne lagje nr.5 te qytetit Kukes nje automjeti tip fuoristrade Nissan me targa M-54-G ne pronesi te shtetasit Zylfi Elezi eshte shkaterruar nga nje sasi lende plasese.
Mjeti drejtohej nga shtetasi Astrit Asllan Cengu 37 vjec kandidat i subjektit politik te Partise Socialiste per kryetar komune ne Shtiqen i cili ka parkuar mjetin dhe ne momentin e shperthimit gjendej ne nje distance rreth 5-6 meter nga automjeti.
Per pasoje eshte demtuar pjesa e krahut te majte te automjetit. Nga ky shperthim nuk ka persona te demtuar por vetem deme materiale te automjetit ku ishte vendosur lenda plasese.
Policia njoftoi se per kete ngjarje jane ngritur akuzat e shkaterrimit te prones me eksploziv kanosjes dhe mbajtjes pa leje te lendeve plasese.
Nderkohe ne oret e pasdites drejtori i Policise se Qarkut te Kukesit Sadri Ramcaj lidhur me kete ngjarje tha se nuk ka te ndaluar. Pistat jane shume por punohet edhe ne drejtim te pistes politike theksoi Ramcaj lidhur me motivet e kesaj ngjarjeje.
Ai nuk beri te ditur llojin e eksplozivit te perdorur dhe menyren e shperthimit. Ekspertet antieksploziv kane hetuar dhe kane marre kampionet dhe te henen pritet pergjigjja nga ana e tyre tha Ramcaj. Por burime nga grupi i eksperteve bene te ditur se shperthimi ishte i telekomanduar. Mesohet se eksplozivi eshte vene poshte sediljes se pasagjerit pasi makina ka qene e tipit anglez me timon ne krah te djathte.
Ne komunen e Shtiqenit ne rrethin e Kukesit kandidojne per kreun e kesaj komune tre kandidate. Krahas Astrit Cengut kandidon edhe kryetari aktual i kesaj komune Gezim Shehu i Aleances per Qytetarin dhe Dashnor Shehu i Partise Aleanca per Mireqenie dhe Solidaritet.