Skaner 70 telefonave, nëse kanë marrë urdhra nga organizatorët
03/05/2011 “21 janari”, Prokuroria merr celularët e 70 të kapurve më të dhunshëm
TIRANE- Mbi 70 demonstruesve të arrestuar nga policia ditën e 21 janarit, do u verifikohet celulari dhe thirrjet telefonike që ata kanë kryer gjatë orëve të demonstratës së zhvilluar para godinës së Kryeministrisë. Vendimi është marrë nga Prokuroria e Tiranës, e cila mësohet se pak ditë më parë ka dërguar për ekspertim në institutin e Policisë Shkencore mbi 70 celularë të markave të ndryshme. Aparatet telefonike u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale personave që kanë qenë në demonstratën e 21 janarit dhe që njëkohësisht janë fotografuar dhe filmuar duke qëlluar me sende të forta mbi forcat e policisë dhe Gardës së Republikës. Ky veprim vjen menjëherë pas dyshimeve të ngritura nëse demonstruesit kanë marrë urdhër nga deputetë të PS-së apo organizatorë të tjerë të demonstratës së 21 janarit, për të sulmuar me mjete të forta mbi uniformat blu. Momentalisht këto dyshime janë hedhur poshtë gjatë pyetjet së personave të arrestuar, por organi i akuzës ka dyshime të arsyeshme se një pjesë e demonstruesve ditën e 21 janarit kanë folur në telefon me organizatorët e demonstratës. Mendohet se mes bisedave të shkëmbyera disa prej tyre mund të kenë marrë urdhra për të sulmuar mbi forcat e rendit, si dhe për të hyrë në ambientet e Kryeministrisë. Për të shuar çdo dyshim, si dhe në kuadër të hetimeve gjithë përfshirëse, Prokuroria e kryeqytet ka vendosur të verifikojë imtësisht telefonat e demonstruesve të arrestuar më 21 janar. Aktualisht një pjesë e tyre është marrë e pandehur dhe dosja është dërguar në gjykatë për akuzën e “kundërshtimit dhe goditjen e punonjësit të policisë”. Ndërkohë që për sa i përket dyshimeve për veprat e tjera penale hetimi ndaj tyre momentalisht është duke u zhvilluar. Pjesa më e madhe e të arrestuarve në demonstratën e 21 janarit ndiqet penalisht në gjendje të lirë. Një numër shumë i vogël i tyre po hetohen nën masën e sigurisë “arrest në burg”, persona këta që kanë qëlluar dhe lënë me dëmtime të rënda disa punonjës policie. Gjatë mbrëmjes së 21 janarit, policia e Tiranës ndërmori një valë të gjerë arrestimesh ku numri total arriti shifrën prej 120 persona. Pjesa më e madhe e tyre u ndaluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” aty dhe ku ndodhi përleshja prej 5 orësh mes policisë, Gardës së Republikës dhe demonstruesve të Partisë Socialiste. Nga kjo përleshje mbeten të vdekur katër demonstruesit Zivër Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj.
Avokati i Popullit
Raporti i Avokatit të Popullit vlerëson me nota negative punën e Policisë së Shtetit për sa i përket menaxhimit të situatës gjatë arrestimit të rreth 120 personave pas përfundimit të demonstratës së 21 janarit. Në raport thuhet se uniformat blu kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike gjatë momentit të arrestimit dhe izolimit në ambientet e paraburgimit. Shumë nga të arrestuarit janë rrahur dhe pyetur pa praninë e një mbrojtësi ligjor.