E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tritol qendrës tregtare në Lezhë

Një qendër tregtare në Lezhë është bërë objekt i një sulmi me tritol. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm në qendër të qytetit dhe për fat nuk ka pasur viktima.

Shpërthimi ka dëmtuar rëndë tavanin e qendrës tregtare dhe ka thyer xhamat e pallatit përballë.

Shpërthimi ka bërë që banorët e pallatit përballë të lënë banesat e tyre të alarmuar dhe të frikësuar.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe mendohet që motivi i këtij krimi të jetë konkurrenca. Qendra tregtare që u sulmua ishte inauguruar vetëm pak ditë më parë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›