E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Kozares rikthehet procesi

Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise me Vendim Nr. 14 date 03. 05. 2011 ka shpallur si antikushtetues Vendimin Nr. 107 date 23. 05. 2008 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Berat Vendimin Nr. 117 date 03.03. 2009 te Gjykates se Apelit Vlore dhe Vendimin Nr. 760 date 24. 06. 2010 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte Dhome
Keshillimi per denimin e te pandehurit Luan Mara me burgim te perjetshem.

eshtja Luan Marra njihet per opinionin publik si Masakra e Kozares. Pese vite pas arrestimit dhe denimit si autor i vrasjes se katerfishte te vellait dhe familjes se tij Gjykata Kushtetuese rikthen Luan Marren ne gjendjen e prezumimit te pafajesise dhe vendimet e tre niveleve te gjyqesorit i shpall antikushtetuese.

Rasti shenon nje precedent unik te nje individi te denuar me burgim te perjetshem ne kushte te nje procesi te parregullt ligjor. Procesi dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese qe ben te pavlefshem denimin me burgim te perjetshem per Luan Marren u finalizua pas nje mbrojtjeje katervjecare nga dy avokatet Dilaver e Alban Bengasi.

Ngjarja

Me 9 shkurt 2006 ne fshatin Kozare ne afersi te Kucoves jane vrare ne shtepine e tyre tre pjesetaret e nje familjeje te re ndersa vrasja eshte konsideruar e katerfishte pasi njera nga viktimat ishte nje grua shtatzene. Te vrare nga te shtenat e nje arme zjarri mbeten Shpetim Marra 35 vjec bashkeshortja e tij Florie Marra shtatzene dhe femija dyvjecar Artiol Marra.

Pas ngjarjes u ngriten dy pista hetimore. E para perkonte me akuzat ndaj Luan Marres
vellai i viktimes. Sipas policise motiv per krimin perbente nje marredhenie shtatzenie dhe intime e supozuar mes te dyshuarit dhe kunates se tij viktime e ngjarjes.

Prova e ADN-se se femijes qe pritej te lindte nuk verifikoi atesine e te dyshuarit si motiv per grindje dhe vrasje mes vellezerve Marra. Pista tjeter implikonte nje individ te ri ne
moshe i cili ishte ne konflikt me familjen Marra per shkak te nje fejese te deshtuar me
nderhyrjen e babait te viktimes.

Kjo piste dhe vendndodhja e personit te dyshuar nuk u verifikuan ne asnje moment te hetimit ndonese ne vendin e ngjarjes u zbuluan dhe fiksuan dy gezhoja arme zjarri te cilat i korrespondonin automatikut te sekuestruar ne banesen e personit te dyshuar me iniciale A. M.

Personi i dyshuar nuk u ndalua asnjehere nga policia edhe per shkak te largimit te tij
nga banesa naten e krimit.

Vendimi i Kushtetueses

Sipas Gjykates Kushtetuese Polica e Beratit dhe Prokuroria e ketij rrethi gjyqesor
insistuan ne fajesine e vellait te viktimes duke marre deshmi vetefajesimi ne kundershtim
me Kodin e Procedures Penale dhe ne kushte te denigrimit dhe trajtimit cnjerezor
te personit nen hetim dhe familjes se tij.

Per deklarimin e fajesise e tere familja babai i viktimes Shefqet Marra dhe dy djemte Iliri
dhe Luani i jane nenshtruar dhunes fizike dhe torturave ne ambientet e komisariatit te
Beratit. Ne kete menyre Prokuroria e Rrethit te Beratit duhet te rihape hetimin duke
konsideruar edhe pista te tjera mbi vrasjen per te shmangur fajesimin e nje individi
ne kushte pafajesie dhe lirine e padrejte te vrasesit te katerfishte. Nderkohe Gjykata e Rrethit te Beratit duhet te rivleresoje masen e sigurise.

Denimet me burgim te perjetshem

Gjykatat ne Republiken e Shqiperise ne harkun kohor 2004 - 2009 kane dhene
69 vendime penale te formes se prere me burgim te perjetshem. Sipas Open Data
Albania ne vend denohen cdo vit mesatarisht 11 persona me denimin maksimal
burgim i perjetshem. Vellimin me te madh te krimeve te denuara me burgim te perjetshem e kane autoret e denuar per veprat penale te vrasjes pasuar nga vjedhja
me pasoje vdekjen.

Sipas ODA ne vitin 2008 ne burgjet shqiptare vuanin denim me burgim te perjetshem 116 te denuar. Denimi me burgim te perjetshem eshte denim maksimal per ligjin penal ne RSH. Te denuarit me burgim te perjetshem nuk mund te perfitojne nga faljet amnistite
dhe kerkesat per ulje denimi pa kaluar 25 vite te vuajtjes se denimit.

Rasti i denimit maksimal per nje individ te pafajshem perben shkelje te renda te te drejtave te njeriut dhe shenon nje precedent te rrezikshem ku drejtesia denon te pafajshem duke lene nje vrases te lire.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›