Eksploziv ne Shkoder

Një shpërthim ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen Serreq të Shkodrës dhe për pasoj një automjet tip “audi” me targa AA 522 BA Sokol Çerjani është dëmtuar rëndë. Policia njoftoi se mjeti ka shpërthyer si shkak I vendosjes së lëndës plasëse lloji i të cilit nuk dihet. Shpërthimi ndodhi në parkingun e pallatit në të cilin banon edhe pronari i mjetit fare pranë Kishës Katedrale të Shkodrës. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në pjesën e përparme të makinës për këtë edhe dyshimet e policisë rriten se mund të ketë qenë lëndë plasëse e vendosur qëllimisht. Grupi hetimor i ngritur po punon në dokumentimin e plotë ligjor si dhe zbulimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.