E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet per pikturat e zhdukura

Vazhdojnë hetimet për zhdukjen e pikturave të galerisë “Guri  Madhi” në qytetin e Korcës. Ekspertët e caktuar nga prokuroia po verifikojnë fondin e veprave të artit në të gjithë fondin e galerisë. Nga ky verifikim i dy ekspertëve janë konstatuar dëmtime të shumta në një pjesë të konsiderueshme të fondit të pikturave. Një pjesë e mirë e veprave kanë humbur vlerat artistike për shkak të lagështirës. Të gjitha këto konstatime i janë përcjellë grupit hetimor, i cili vazhdon punën për gjetjen e pikturave dhe të përgjegjësve për humbjen e tyre. Bëhet fjalë për 61 piktura të fondit të galerisë, 37 prej tyre të piktorit të shquar Vangjush Mio. Deri më tani nuk ka asnjë person të akuzuar, ndërsa nga kontrollet në banesat e ish përgjegjësve të galerisë, apo edhe të drejtuesve aktuale nuk është gjetur asgjë e dyshimtë që mund të ndihmonte hetimet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›