E Diel, 1 Nëntor 2026

Pengmarrja e hoxhes, 62 vjet grupit

Redinalda Caushaj
Pengmarrja dhe me pas zhdukja pa gjurme e hoxhes se Gostivarit, Irfan Idrizi, ne muajin gusht te vitit 2002, u ka kushtuar 62 vjet burg, pese te pandehurve te arrestuar. Nderkohe qe nje i gjashte, Nagip Musliu, njeriu qe ndermjetesoi me familjen e te rrembyerit, ka fituar pafajesine pas leter-porosise te mberritur nga Maqedonia. Prokuroria kishte kerkuar denimin e tij dhe ne total per grupin 77 vite burg. Vendimi eshte shpallur dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda, nga kreu i trupit gjykues, Bardhyl Dhama.
Pas disa shtyrjesh te njepasnjeshme dhe deshtimit te ardhjes se leterporosise ne kohe nga Maqedonia, procesi gjyqesor ka marre fund diten e djeshme. Gjykata shpalli fajtore dhe denoi me 14 vjet burg Masar Melin, kater vjet me pak Korab Melin, 12 vjet burg per Beqir Shahun dhe Basri Shahun, ndersa per Shkelqim Palushin u dhane 14 vjet burg. Leter-porosia e te afermve te hoxhes ka shpetuar nga burgu Nagip Musliun, i cili dje fitoi pafajesine, kur prokuroria kerkoi denimin me 15 vite burg. Gjashte te pandehurit u cilesuan fajtore, pasi deri ne momentet e arrestimit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane marre peng dhe me pas zhdukur pa gjurme edhe sot e kesaj dite, Irfan Idrizin, me qellim gjobevenien ndaj familjes.
Diten pas zhdukjes, sipas hetimeve te prokurorise, Nagip Musliu eshte informuar per zhdukjen e imamit, ndersa me pas eshte angazhuar personalisht me autorizimin e vellait te te humburit, Dalip Idrizi, per te kryer kerkimet, duke perfituar nje sasi eurosh, qe i duheshin per ndermjetesim. Pergjate nje viti, ai nuk zbuloi dot asgje per fatin e hoxhes se Gostivarit dhe me pas eshte takuar me Korab Melin, i cili, sipas prokurorise, i ka kerkuar 80 mije euro ne kembim te lirise se Idrizit. Por nuk eshte rene dakord me pagesen nga ana e familjes. Te pandehurit e tjere, Beqir Shahu, Basri Shahu dhe Shkelqim Palushi dyshohet se kane pasur dijeni se ku mbahej Idrizi dhe nuk kane treguar. Grupi eshte denuar per akuzat e "pengmarrjes ne bashkepunim dhe heqjes se lirise se tjetrit per perfitim", e "moskallezim krimi".

Vendimi:
Masar Meli, 14 vjet burg
Korab Meli, 10 vjet burg
Shkelqim Palushi, 14 vjet burg
Basri Shahu, 12 vjet burg
Beqir Shahu, 12 vjet burg
Nagip Musliu, pafajesi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›