Vrasja ne sherr, 15 vjet burg autorit
Tirane - Gjykata e Tiranes denon me 15 vjet burg nje te akuzuar per vrasje me dashje, e ndodhur dy vjet me pare ne kryeqytet, pas nje konflikti te armatosur. Diten e djeshme eshte dhene vendimi per te pandehurin Denis Meta, per ekzekutimin e Kreshnik Zenes. Nje seance me pare, prokurori i ceshtjes kerkoi denimin me 17 vjet burg per 23-vjecarin, por gjykata vendosi te zbriste dy vjet ne perfundim te procesit. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te shkolles "Arben Broci", ku Denis Meta, pasi ka pare qe babai i tij, Fatmiri, 54 vjec, u plagos me 4 plumba nga Kreshnik Zena, 24 vjec, e qelloi kete te fundit me 11 plumba pistolete, duke e lene te vdekur ne vend. Me pas eshte larguar permes rrugicave qe lidhin rrugen "Myslym Shyri" me "Rrugen e Kavajes". Sipas akuzes, shtepite e autorit dhe viktimes jane vetem 50 metra larg nga njera-tjetra, nderkohe qe motivi i ngjarjes ka qene nje grindje e castit mes paleve.
R.C