Eksploziv banesës së kryepolicit, 1 kamera sigurie filmon autorin
TIRANË- Shpërthim me lëndë eksplozivi në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muca.
Ngjarja ndodhi rreth orës 02.40’ të mëngjesit te së enjtes, në kryqëzimin e rrugëve “Ndre Mjeda“ me rrugën “Frosina Plaku’ në Tiranë, në katin e shtatë te nje pallati kur, strukturat e policisë morën njoftim se është vendosur një sasi ekspozivi, në derën e banesës së Zv/Drejtorit të Policisë Qarkut Tiranë, Dorian Muça.
Mësohet se gjatë shpërthimit, Dorian Muca ndodhej në banesë bashkë me familjarët e tij, në katin e 7-të të pallatit dhe fatmirësisht nuk raportohen të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale të shtëpisë.
Menjëherë në vendngjarje u formua një grup i posacëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ekspertët më të mirë xhenier, të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialitë të hetimit të krimit, të cilët duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kryen veprimet hetimore dhe proceduriale.
Mesohet se lënda shpërthyese ishtë vendosur në derën e jashtme të banesës së nëndrejtorit për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës, ndërkohë që forca e shpërthimit ka shkaktuar dëmtime edhe në banesat e tjera pranë.
Pista e parë e hetimeve lidhet me detyrën që ushtron në polici Dorian Muca. Grupi hetimor nis hetime intensive duke përqëndruar hetimet në detyrën që ushtron kryepolici. Kamera e instaluar pranë derës ndihmon policinë të ndërtoje identikitin e autorit të atentatit me eksploziv.
FILMIMI I AUTORIT
Disa orë pas ngjarjes, policia bëri të ditur se falë kamerave të instaluara nga kryepolici në banesë është mundësuar të filmohet personi që ka vendosur eksplozivin.
Nga pamjet që ka zbardhur policia mësohet se në filmime duket një person me kapele të bardhë dhe xhup të zi. Personi ka vendosur eksplozivin dhe është larguar menjëherë nga dera e banesës.
Me këto të dhëna policia ka nisur me men jëherë nga ndërtimi i identikitit të autorit.
PISTAT E HETIMIT, SHOQËROHEN 15 PERSONA
Nga hetimet paraprake pista e parë lidhet me detyrën që ushtron në polici Dorian Muca, si nëndrejtor për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës Grupi hetimor i policisë ndodhet në vendngjarje, ndërkohë gazetari i Neës24, Spartak Koka bën me dije se grupi hetimor nga hetimet paraprake mëson se në derën kryesore është një kamër sigurie që ka filmuar gjithë skenën e shpërthimit. Zoti Muca ka dhënë dëshmitë e tij sa i përket kërcënimeve të mundshme që mund të ketë marrë në këtë periudhë. Ndërkohë, ekspertët kanë marrë si prova copëza të mbeturinave të krijuara si pasojë e shpërthimit.
Grupi hetimor ka shoqëruar 15 persona , të cilët mendohet se do të mund të japin elementë për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë mësohet se një pjesë e tyre kanë precedentë penal. Prokuroria e krimeve të rënda po drejton hetimet në terren, ndërkohë që gazetari Spartak Koka bën me dije se prokurori i caktuar në detyrë është Eugen Beci.
FUNKSIONET E MUCËS
Prej dhjetorit të 2010, Dorian Muca ka marrë detyrën e re si nëndrejtor për hetimin dhe parandalimin e krimit në Policinë e Tiranës dhe ka në varësi këto sektorë, si sektorin e analizës, trafiqeve dhe krimit financiar, krimeve të rënda, forcave operacionle. Në terren janë angazhuar gjithë strukturat e policisë dhe drejtues të lartë të saj.
MINISTRI NISHANI TAKON DREJTORIN E POLICISË SË TIRANËS
Ministri i Mbrojtjes Bujar Nishani, menjëherë pas shpërthimit me eksploziv në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muca, është takuar me Drejtorin e Policisë së Tiranës, Saimir Muca. Burime zyrtare bëjnë me dije se minsitri do të informohet në lidhje me ngjarjen e rëndë. Shpërthimi i sotëm ka ngritur në këmbë gjthë strukturat e policisë përfshirë këtu nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda dhe zv.drejtori i përgjithshem i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku për rendin dhe sigurinë
(da.bo/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Shpërthim eksplozivi në banesën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës