Policia sqaron eksplozivin tek nëndrejtori i saj

Policia e kryeqytetit, sqaron se për ngjarjen janë shoqëruar disa persona, por pa specifikuar numrin e tyre.
“Strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Tiranës, po punojnë intesivisht për të sqaruar motivet dhe identifikuar e kapur autorët, ndërkohë që aktualisht janë shoqëruar dhe po pyeten në lidhje me ngjarjen disa persona”, thekson reagimi.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.40’, në kryqëzimin e rrugëve “Ndre Mjeda“ me rrugën “Frosina Plaku’ në Tiranë, në katin e shtatë. Menjëherë në vendngjarje u formua një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ekspertë më të mirë xhenier, të luftës kundër Akteve Terroriste, Specialistë të hetimit të krimit, të cilët duke bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, aktualisht po kryejnë veprimet hetimore dhe procedurale. Nga shpërthimi me lëndë eksplozive nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme materiale. /Start/
2011-12-08 14:14