Tre në pranga për vjedhje me dhunë e armë

Fillimisht, u arrestuan shtetasit Nexhmi Mustafi, 40-vjeç, lindur në Gostivar Maqedoni dhe banues përkohësisht në Tiranë si dhe Letim Kurti, 25-vjeç, lindur në Trebisht Dibër dhe banues në Vaqarr Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse nga informacionete e marra për armëmbajtje pa leje, tek sheshi “Garibaldi” në Kombinat, rreth orës 10.00, nga shërbimet e DPQ Tiranë, u kapën në flagrancë, ku gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit Nexhmi Mustafi ju gjet në një qese plastmasi, një armë zjarri pistolete tip “Zastava”, një thikë, një kapuç, doreza, shall dhe një krëhër me 9 fishek kalibri 7.62 mm. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Letim Kurti u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 9 fishek kalibri 7.962 mm.
Ndërkohë, mbrëmë u arrestua në flagrancë shtetasi Marjo Gëzim Velia, 20-vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse rreth orës 17.00, në Rrugën e Kavajës dyshohet se ka vjedhur çantën e një shtetaseje. Nga kryerja e veprimeve procedurale e hetimore rezulton se shtetasi i mësipërm është autor i dyshuar edhe për tre vjedhje të tjera. /Start/
2011-12-08 14:15