Droga pranga ish- volejbollistit fshehu 250 gr kokaine ne stomak
TIRAN- Arrestohet nga policia ne sallen e urgjences se Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ish- volejbollisti i kombetares shqiptare Arjan Korca vetem pak minuta pasi mjeket i nxoren nga stomaku 30 qese me 250 gram kokaine ne total. Lajmi u konfirmua nga burimet zyrtare sipas te cileve i riu me banim ne Tirane e kishte sjelle kokainen nga Argjentina te fshehur ne stomak. Sipas burimeve mesohet se i riu Korca kishte dyshtetesi ate shqiptare dhe rumune por banon prej kohesh ne Tirane. Pasditen e djeshme mjeket e urgjences se QSUT-se njoftuan policine ne numrin 129 duke rrefyer operacionin e pazakonte qe sapo kishin kryer. Kishin nxjerre nga stomaku i Korces 30 qese me kokaine- thane burimet. Efektivet e policise sapo moren njoftimin per operacionin e mjekeve kane rendur ne dyert e urgjences se QSUT-se duke e prangosur trajnerin e volejbollit Korca qe ende vazhdonte te kishte dhimbje stomaku. Prej dy javesh i arrestuari ishte ne gjendje jo te mire shendetesore pasi nuk arrinte ti nxirrte me jashteqitje nepermjet zorres se trashe 30 qeset e mbushura me kokaine. Ai ka perdorur medikamente te ndryshme per te arritur qellimin final te nxjerrjes se droges por pa sukses. Duke pare se nuk po i nxirrte dot dhe prej disa ditesh kishte filluar te ndiente dhimbje te forta i arrestuari Korca eshte drejtuar ne QSUT per te kerkuar ndihme-thane burimet.
Para mjekeve ai ka treguar se cfare kishte ne stomak duke kerkuar ndihmen per nxjerrjen e tyre pasi dyshonte se dhimbjet i vinin nga derdhja e ndonje qeseje te mbushur me droge. Mjeket me te pare gjendjen kane njoftuar policine nderkohe nga ana tjeter kane filluar operacionin per nxjerrjen e tyre. Ne kohen qe ata kane nxjerre drogen policia ka ardhur ne dyert e urgjences duke i vendosur prangat te riut Korca qe ka pranuar se e kishte futur ne stomak me vetedije drogen. Sipas policise rezulton se i arrestuari kishte dy jave qe kishte ardhur nga Amerika e Jugut konkretisht nga Argjentina ku mendohet se ka gelltitur qeset e mbushura me kokaine. Me pas eshte nisur drejt Shqiperise ku edhe pse ka ardhur ne Tirane prej dy javesh ai nuk ka mundur te nxjerre investimin qe ndodhej ne stomakun e tij. Hetimet per zbardhjen e ketij trafiku te padegjuar ne Shqiperi po kryhen nga Prokuroria e Krimeve te Renda konkretisht nga prokurorja Elisabeta Imeraj.