Eksplozivi në makinën e shefit të krimeve, shoqërohen 10 persona
TIRANE- Eksploziv për shkak të detyrës. Kjo është pista ku po vijojnë hetimet për atentatin me eksploziv ndaj makinës së shefit të krimeve në Komisariatin nr.1 në Tiranë, Artur Hyka. Burime policore sqarojnë se për këtë ngjarje janë shoqëruar më shumë se 10 persona në polici, të cilët dyshohen se kanë lidhje me atentatin ndaj Hykës. Sipas të njëjtave burime, mësohet se pjesa më e madhe e personave të shoqëruar njihen si persona me precedentë penalë në rrugën “Ramazan Disha”, zona ku banon edhe shefi i krimeve të Komisariatit nr.1 në Tiranë. Por, ende nuk ka asnjë të re lidhur me autorin e këtij atentati, për shkak edhe të vështirësisë së ngjarjes, pasi edhe vetë objektivi e ka të vështirë të hedhë dyshime mbi persona konkretë.
Grupi hetimor po heton në pistën se ngjarja ka lidhje me punën e Hykës, për shkak se ai ka hetuar në shumë ngjarje kriminale në kryeqytet, por pa pasur emra konkretë. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa fije pambuku të fitilit zjarrpërcjellës, si dhe një pjesë metalike në formë cilindrike. Mendohet se lënda plasëse ka qenë e vendosur në mes të makinës së shefit të krimeve dhe se është përdorur fitil për ta ndezur. Sipas grupit hetimor, sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël, gjë që ngre dyshime se atentati ka pasur si synim paralajmërimin e Hykës.
Rreth orëve të para të mëngjesit të së enjtes, është hedhur në erë makina e shefit të krimeve në Komisariatin nr.1 në Tiranë, Artur Hyka. Nga ky shpërthim ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia po heton detajet e shpërthimit.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)