Eksplozivi tek Dorian Muça, dyshime te miku i Shullazit
TIRANE- Klajdi Gjeçi, një prej djemve që ditën e zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011, u ndalua me Emiljano Shullazin, është një ndër të dyshuarit për vënien e eksplozivit në shtëpinë e ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muça. Një fakt i tillë konfirmohet referuar një vendimi të Gjykatës së Lartë, e cila ka vendosur që Gjeçi të hetohet në gjendje të lirë vetëm për akuzën e “Mbajtjes pa leje e armëve luftarake”, pasi prokuroria nuk ka ngritur ndonjë akuzë tjetër pavarësisht dyshimeve të forta. “Sipas organit të akuzës vepra penale dyshohet të jete kryer në këto rrethana: Në datën 08.12.2011, në orët e para të mëngjesit është vendosur eksploziv në banesën e Dorian Muçës, zv/Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje janë ushtruar kontrolle nëpër banesat e disa shtetasve. Midis të tjerëve, është ushtruar kontroll edhe në banesën e shtetasit të dyshuar Klajdi Gjeçi, banesë e cila ndodhet në Rrugën “3 Vëllezërit Kondi”, Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e gjumit të personit nën hetim Klajdi Gjeçi, në dollapin e rrobave në një xhaketë është gjetur një armë zjarri, pistoletë me mulli, me numër KA 57344 me katër fishekë. Gjithashtu, është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e vogël pluhuri i bardhë i mbështjellë në një copë gazetë, i cili është dërguar në laborator për kryerjen e ekspertimit kimik”, - thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme.
AKUZA
Prokuroria ka ngritur ndaj Gjeçit akuzën e mbajtjes pa leje të armëve luftarake. Më 10 dhjetor 2011, Gjykata e Tiranës me kërkesë të organit të akuzës ka caktuar ndaj të dyshuarit masën e sigurisë “arrest me burg”. Personi nën hetim Klajdi Gjeçi e ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Tiranës duke kërkuar lirinë në shkallën e dytë të gjyqësorit. Kështu, me vendimin nr. 649, datë 21.12.2011, Gjykata e Apelit vendosi ta lërë në fuqi vendimin në fjalë duke e lënë Gjeçin prapa hekurave. Në rekursin e bërë në Gjykatën e Lartë, ai ka kërkuar prishjen e të dy vendimeve dhe caktimin e një mase sigurimi më të butë atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Në rekurs ndër të tjera shprehet se, vendimi i Gjykatës së Apelit dhe i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë janë të padrejtë, të pambështetur në ligj e në prova dhe për shkak të zbatimit të gabuar të ligjit penal ato duhet të prishen. Këto vendime janë marrë si rezultat i një gjykimi të padrejtë. Sa i përket kontrollit të shtëpisë së tij, Gjeçi ka pretenduar se është bërë në kundërshtim me ligjit, pasi duke mos qenë në rastin e flagrancës, një veprim i tillë është kryer pa pasur një vendim nga gjykata që urdhëronte kryerjen e kontrollit. Ai ka pretenduar gjithashtu se procesverbali i kontrollit të banesës është bërë në polici dhe jo në banesë dhe nuk është firmosur nga asnjë prej familjarëve, por vetëm nga i akuzuari si dhe është bërë një orar të paparashikueshëm nga ligji, konkretisht në orën 04.00 të mëngjesit. ARMA Sa i përket armës së gjetur, Klajdi Gjeçi ka pretenduar se kjo armë i përket A.C, mik shtëpie i babait të të dyshuarit, i cili kishte ardhur prej disa ditësh nga Greqia dhe kishte qëndruar në shtëpinë e tyre në Tiranë. “A.C sa mori vesh që ishte bllokuar arma, ka shkuar në komisariat dhe ka njoftuar në lidhje me armën duke thënë se arma është e tij. Gjykata, edhe pse ka pranuar deklaratën noteriale ku A.C deklaron se arma është e tij, nuk ka pranuar që ta dëgjojë këtë person si dëshmitar për të administruar si provë dëshminë e tij”, - sqarohet në vendimin e Gjykatës së Tiranës. Duke arsyetuar edhe më tej, Gjykata Supreme shprehet se gjykatat më të ulëta kanë gabuar kur kanë vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Klajdi Gjeçit. Kolegji Penal shprehet se shkaqet e parashtruara në rekurs janë të bazuara në ligj dhe si të tilla duhet të pranohen. Në përfundim, Gjykata Supreme vendosi të ndryshojë vendimet e dy shkallëve të gjyqësorit dhe caktoi ndaj personit nën hetim, Klajdi Gjeçit, masën e sigurisë atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, pavarësisht faktit se prokuroria e kishte të dyshuar për një nga krimet më të rënda të ndodhura në Tiranë, tentativa për të goditur një zyrtar të lartë të Policisë. Gjeci ka qenë vetëm i dyshuar dhe deri më tani nuk ka një akuzë konkrete se është pikërisht ai personi që ka vënë eksplozivin në shtëpinë e ish-numrit dy të policisë së Tiranës. Në fakt, lista e të dyshuarve për këtë ngjarje është e gjatë, por ende nuk ka ndonjë të arrestuar.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)