E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentati, Serjani fshehuprovat, stukoi vrimat e mjetit

TIRANE- Pajtim Serjani, s'ka pranuar në mënyrë kategorike se ai është qëlluar me armë zjari mesanatën e 6 prillit, duke pohuar se personat e paidentifikuar kanë qëlluar vetëm makinën, por jo drejt tij. Kësaj dëshmie nuk i kanë besuar efektivët e policisë së Tiranës, burime pranë se cilës thanë se 30 vjeçari Pajtim Serjani që njihet si shok i ngushtë i Gilmando Danit dhe Emiljano Shullazit, ka tentuar të fshehë krimin pasi menjëherë pas ngjarjes ka mbyllur vrimat që plumbat lanë në automjetit e tij. Makina e Serjanit është gjendur në një servis, ku punonjësit e të cilit ishin duke patinuar me lëndë "Stuko" vrimat e shkatuara nga plumbat. Për rrjedhojë, kjo ka mjaftuar që efektivët e grupit hetimor të ngrenë ndaj 30 vjeçarit Pajtim Serjani akuzën e "Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës" bazuar në nënin 301 të Kodit Penal. Sipas burimeve pranë policisë së Tiranës, 30 vjeçari Serjani që ka qënë dhe objektivi i autorëve të krimit, nuk është treguar fare bashkëpunues për zbardhjen e ngjarjes, por përkundrazi ka kërkuar fshehjen e provave. Ndjekja e kësaj taktike, siç duket vjen edhe për faktin e konflikteve dhe hasmërive mes grupeve rivale, që në pjesën më të madhe palët preferojnë ti zgjidhën sipas mënyrave të veta, deri në kundërpërgjigje me vrasje.
TELEFONATA NGA QYTETARET
Zhurma e krijuar nga të shtënat e pistoletës, ka alarmuar disa nga banorët e rrugës "Tre Dëshmorët" në Yzberisht ku dhe ndodhi atentati i dështuar ndaj 30 vjeçarit Pajtim Serjani. Kanë qënë pikërisht qytetarët që kanë telefonuar sallën operative të polcisë, rreth kësaj ngjarje, nga ku më pas kanë shkuar me shpejtësi efektivët e komisariatit nr.6. Nga të dhënat hetimore të administruata në dosje, rezultoi se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar vetëm 4 gëzhoja në formë shishe të një pistolete kalibër 9 mm. Ndërkohë për sa i përket personave të plagosur apo të dëmtuar nuk është arritur të konstatohet asnjë. Nga puna operative e efektivave të komisariatit nr.6 është arritur të mblidhet informacion se objektivi i këtij atentati ka qënë shtetasi Pajtim Serjani që njihet si shok i ngushtë i Emiljano Shullazit dhe Gilamando Danit. I pyetur në cilësinë e personit të dëmtuar Serjani ka hedhur poshtë pretendimet e policisë, pasi ka pohuar se autorët kanë qëlluar makinën e tij tip "Passat" por jo në drejtim të tij.
MBYLLJA E VRIMAVE
Nga të shtënat e pistoletës, dy nga plumbat kanë shpuar makinën ku ndodhej Pajtim Serjani. Ky i fundit, fill pas kësaj ngjarje e ka dërguar automjetin në një servis 24 orësh ku është përpjekur të mbyllë dy vrimat e shkaktuar në makinë. Kaq ka mjaftuar që policia e Tiranës, së bashku me materialin hetimor për atentatin e dështuar të referojë në prokurorinë e kryeqytetit dhe dokumentata që tregojnë se 30 vjeçari Pajtim Serjani ka konsumuar veprën penale të "Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës" bazuar në nënin 301 të Kodit Penal. Në skedat e policisë së Tiranës, Pajtim Serjani njihet si person me precedentë penale, pasi është dënuar për një seri veprash penale nga gjykata e Tiranës. Në vitin 2004 ai u dënua së bashku me Gilmando Danin, pasi kishin kanosur me armë shtetasin Klodian Myrto.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›