E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Akt kriminal i papranueshëm

08-04-2012 / Gazeta 55

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dënuar aktin e mbrëmshëm kriminal ndaj familjes Haradinaj në lagjen e “Tre Rrokaqejve” në Mitrovicë.
Në një deklaratë për mediat, Krasniqi ka theksuar se aktet të tilla kriminale, janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë rendit, qetësisë, dhe një shoqërie të civilizuar. “Këto vepra të shëmtuara, krijojnë pasiguri te qytetarët e pjesës së veriut të Kosovës, dhe si të tilla janë të dënueshme” ka theksuar Krasniqi.
Gjithashtu ai ka shprehur besimin se organet kompetente do të angazhohen maksimalisht, për t’i vënë para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e Selver Haradinajt, dhe plagosjen e familjes së tij.
“Në emër të Kuvendit te Republikës se Kosovës, dhe në emrin tim, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes Haradinaj”, thuhet në fund të deklaratës së zotit Krasniqi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›