Pas PD-së, edhe LSI njofton organizimin e një tubimi me mbështetës të vetët, në fund të prillit

Menjëherë pas shpalljes së 1 majit si ditë ‘feste’ për shqiptarët nga Partia Demokratike, duke lajmëruar kështu organizimin e një manifestimi madhështor në qendër të Tiranës, kësaj nisme i është bashkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim si forcë politike e mazhorancës qeverisëse.
LSI informoi dje përmes kryetarit të saj dhe njëherazi zv/kryeministrit e ministrit të Punëve të Jashtme, Ilir Meta, gjatë një takimi të zhvilluar me të rinjtë e LRI-së në Berat. Meta u shpreh se LSI është e gatshme për të konfirmuar çfarë do lloj mbështetjeje në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe përfitimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Në një kohë kur Parlamenti Evropian pritet të japë propozimin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptar, shumica parlamentare, do të nderojë punën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve; lajtmotivin e reformave të kësaj mazhorance; sukseset e saj që e bënë Shqipërinë të jetë anëtare e denjë e NATO-s që po mundëson liberalizimin e vizave dhe njëherazi po rrit ndjeshëm shpejtësinë drejt Bashkimit Evropian. Kryetari i Gjatë takimit të zhvilluar në Berat, Meta deklaroi para simpatizantëve se, “LSI-ja duke ndjerë me përgjegjësi maksimale këtë moment të rëndësishëm ku ndodhet vendi, është e angazhuar me të gjitha kapacitete e saj dhe përfaqësuesit e saj, pikërisht për tu investuar tërësisht për suksesin e këtij procesi historik për vendin dhe qytetarët shqiptarë”.
“Ne ashtu sikurse kemi bërë deri tani do vazhdojmë të ofrojmë dhe tu qëndrojmë atyre vlerave të rëndësishme dhe tepër të domosdoshme për europianizimin e mëtejshëm të vendit, politikës dhe të shoqërisë shqiptare”, u shpreh Meta.
Ai vuri në dukje se ashtu sikurse kemi treguar dhe po tregojmë çdo ditë se jemi forcë e re politike me një angazhim të përhershëm për të mbyllur hendekun dhe konfliktualitetin politik për të sjellë një etik të re në diskursin politik në vend, sepse është dhe një kontribut për modelin që politika ka për detyre ti paraqes rinisë”.
“Sfidat tona të së ardhmes si forcë në qeverisje janë të shumta”, theksoi Meta, por, shtoi ai, në radhë të parë ato janë vet sfidat e zhvillimit të vendit.
“Janë sfidat që kanë të bëjnë me realizmin e reformave që kërkon integrimi, që kanë të bëjnë me garantimin e premtimeve që tashmë janë pjesë e programit qeverisës, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me përmirësimin e shërbimeve në arsim dhe shëndetësi”, vuri në dukje ai.
Duke e vënë theksin tek procesi i integrimit Meta u shpreh se, “LRI-ja do të fillojë një tur takimesh në të gjithë vendin për të trajtuar me të rinjtë çështjen e integrimit të vendit. Në këtë drejtim, kreu i LSI-së, deklaroi se në 26 prill do të organizohet një takim i madh me të gjithë të rinjtë e kësaj partie. Takimi do të organizohet në Pallatin e Kongreseve, ku parashikohet që në këtë takim të marrin pesë mbi 5 mijë të rinj.
Kreu i LSI-së, Meta është shprehur se ky takim i madh do të jetë një tubim për integrimin e vendit. Duke u ndalur në rolin që ka LSI-ja në skenën politike dhe qeverisjen e vendit, kreu i LSI-së, Ilir Meta, u shpreh i bindur se zgjedhjet lokale do të jenë një fitore për LSI-në.
“Jemi gati për arritjen e një rezultati pozitiv në zgjedhjet lokale”, tha më tej, Meta.
...