Eksportet arrijne ne 916 milione euro, deficiti tregtar 2.4 milione euro
Per here te pare ne historine e tregtise me jashte, eksportet shqiptare shenuan nje vlere 916 milione euro gjate 2008, ndersa per blerjen e mallrave jashte vendit ekonomi harxhoi 3.3 miliarde euro. Sipas llogarive te Bankes se Shqiperise, deficiti tregtar shenoi 2.4 miliarde euro. Vellimi i pergjithshem i shkembimeve tregtare gjate vitit 2008 shenoi 4.24 miliarde euro, me nje rritje vjetore prej 17%. Ndersa, deficiti tregtar u thellua me rreth 300 milione euro. Eksportet shenuan nje rritje vjetore prej 17% duke arritur. Shkalla e mbulimit te importeve nga eksportet mbeti e pandryshuar ne nivelin 27%. Eksportet kane shenuar ritme vjetore te larta rritjeje, vecanerisht ne tremujorin e dyte dhe ate te trete, mbi 20%, nderkohe qe rritja vjetore e importeve ka rene gradualisht nga 18% ne tremujorin e pare ne 11% ne tremujorin e katert. Tremujori i katert ka regjistruar deficitin me te larte pergjate vitit, me minus 717 milione euro, kryesisht per shkak te tkurrjes se eksporteve, te cilat shenuan nje renie tremujore prej 14%. Pagesat per importe jane rritur per pothuajse te gjithe grupmallrat, por ne menyre te vecante per grupet makineri dhe pajisje (24%), mallra te perpunuar (12%) dhe lende djegese (26%). Vlera e importeve te ketyre tre kategorive shenoi rreth 60% te vleres se pergjithshme te importeve. Ne krahun e eksporteve, eksportet nga industria e tekstileve dhe e kepuceve pesuan nje renie te lehte, por vazhdojne te renditen te parat duke siguruar 43% te te ardhurave te pergjithshme nga eksportet.