E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dergesat e emigranteve, 150 milione euro me pak

Ashtu sic ishte lajmeruar nga Banka e Shqiperise dhe eksperte te tjere te ekonomise, dergesat e emigranteve ne vitet ne vazhdim, do te kene nje tendence renese dhe kjo ka ndodhur edhe gjate vitit 2008. Sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise te ardhurat nga shqiptaret qe punojne jashte, shenuan gjate vitit 208 rreth 800 milione euro nga 950 milione qe ishin nje vit me pare. Te ardhurat nga emigrantet shenuan nje renie vjetore prej rreth 16% nga vlera prej 950 milione eurosh, e nje viti me pare, duke zbritur nga 12%, ne 9.2% te PBB-se. Sipas deklarimeve te meparshme te Bankes se Shqiperise kriza ekonomike qe po kalojne vendet ku jane te perqendruar emigrantet do te ndikoje ne uljen e te ardhurave nga ky ze. Sipas Bankes se Shqiperise, rreth 190 mije nga 728 mije familje, ose afro 26 per qind e totalit te tyre ne territorin e Republikes se Shqiperise, perfitojne dergesa nga jashte ne formen e remitancave. Fluksi mesatar vjetor i dergesave te emigranteve per familje, vleresohet afersisht ne 1.900 euro dhe ndryshon nga qyteti ne qytet. Dergesat jane me te shpeshta ne zonat rurale. Rreth 59 per qind e familjeve pritese banojne ne zonat rurale dhe rreth 41 per qind e tyre, ne zonat urbane. Po keshtu, ne zonat rurale, totali i perfituar gjate vitit, perfaqeson rreth 64 per qind te totalit te pergjithshem te remitancave vjetore. Shperndarja gjeografike e familjeve tregon se remitancat, ne masen me te madhe, jane te perfituara nga popullsia e Tiranes, Vlores, Shkodres, por edhe Fierit. Fluksi mesatar vjetor i remitancave per familje, vleresohet afersisht ne 1897 euro dhe ndryshon nga qyteti ne qytet. Familjet ne Kucove, Peqin dhe Pogradec shfaqin fluksin me te ulet gjate vitit (nen 1000 euro), nderkohe qe ne Puke, Tropoje, Bulqize dhe Gramsh, hasen vellimet me te larta per familje (ne nje interval nga 3000-8000 euro ne vit).


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›