E Diel, 1 Nëntor 2026

Ende 2 000 persona te zhdukur dhe 400 trupa te paidentifikuar

Nga Bekim Shehu

Ne Kosove edhe dhjete vjet pas perfundimit te luftes, figurojne akoma afro dy mije persona te zhdukur, 400 trupa te pajete te paidentifikuar ndodhen ne morgun e Prishtines. Kosova nuk ka laborator per provat e ADN-se. Kater mije trupa te pajete, te vrare gjate luftes ne Kosove qendrojne prej dhjete vitesh te paidentifikuar ne morgun e Prishtines. Per shume organizata qe merren me zbardhjen e fatit te personave te zhdukur eshte e pakuptueshme dhe e papranueshme qe prej kaq vitesh nuk bere identifikimi i mbetjeve mortore.

Nysrete Kumnova, eshte njera nder shume nenat kosovare qe kerkon te dije per fatin e birit te saj i zhdukur gjate luftes ne Kosove. "Ne duam qe te dashurit tane tu kthehen familjeve te tyre. Jane qindra kufoma ne morgun e Prishtines te paidentifikuar dhe ne nuk e kuptojme se pse ato trupa nuk identifikohen. Ne kerkojme nga qeveria qe te jete e pergjegjshme ndaj qytetareve te saj dhe te gjeje rrugen qe te beje identifikimin e ketyre trupave te pajete, por edhe te gjeje menyra qe te zbulohen edhe mijera te tjere qe figurojne akoma te zhdukur", - thote Kumnova. I ngarkuar qe te beje identifikimin e mbetjeve mortore eshte Instituti i Mjekesise Ligjore. Arsim Gerxhaliu, udheheqes i ketij instituti, thote se ekzistojne nje varg problemesh te trasheguara, qe pengojne procesin e identifikimit te trupave qe ndodhen ne kete institut. "Ne si institut shpresojme qe qeveria me ne fund te krijoje nje grup punues, i cili do te angazhohet ne mbledhjen e informatave nga secili aktor ne kete valle. Ne si institut qe i mbajme qindra mbetje mortore nuk mund te bejme asgje ne identifikimin e tyre sepse nuk kemi laborator qe do ta kryente proven e ADN-se. Ne thjeshte i ruajme ato kufoma dhe asgje me shume", - thote Gerxhaliu.

Procesi me i sakte i identifikimit te ketyre mbetjeve mortore eshte prova e ADN-se. Kosova nuk ka ndonje institut qe mund ta kryej kete proces. Identifikimi me proven e ADN-se eshte i mundur te behet vetem jashte Kosoves. Qeveria e Kosoves, thote se ky proces eshte shume kompleks sepse me vite te tera identifikimi i kufomave eshte bere pa proven e ADN-se, qe le dyshime per mungese saktesie ndersa, tash qe po kerkohet te fillohet me procesin e ADN-se, paraqitet nevoja e zhvarrimit te mijera trupave te tjere. "Afro dy mije persona te vrare, qe nga perfundimi i luftes jane varrosur pa proven e ADN-se dhe pa analize mjekesore, sepse keshtu pati kerkuar edhe Tribunali i Hages per krime lufte. Eshte e vertete qe 400 trupa qendrojne me vite ne morgun e Prishtines te paidentifikuar, por problemi qendron se atyre duhet bere testi i ADN-se me gjase edhe te mijera te tjereve te varrosur ne menyre qe te dihet sakte se kush jane", - thote Manaj.

Zevendeskryeministri Rame Manaj, thote se qeveria e Kosoves eshte e gatshme te ndaje mjete financiare ne menyre qe ne Kosove te themelohet nje institut i posacem ku do te kryheshin provat e ADN-se. Mirepo, kjo sipas tij, nuk mund te behet shume shpejte sepse akoma nevojiten informata shtese nga autoritetet e Beogradit, sepse shume persona akoma figurojne te zhdukur dhe nuk dihet se u jane. Kosova doli nga lufta me mbi 5 mije te zhdukur, ndersa edhe dhjete vjet pas saj numeron edhe 1 918 persona te pagjetur. Ne kete numer ka edhe pjesetar te komunitetit serb, por pjesa me e madhe jane shqiptare te Kosoves. Nje pjese e ketyre trupave te pajete jane zbuluar ne varreza masive ne Serbi. Komiteti Nderkombetare i Kryqit te Kuq pati filluar kater vjet me pare ndermjetesimin e bisedimeve ndermjet Prishtines dhe Beogradit per ceshtjen e te zhdukurve, por edhe me tej rezultatet jane te pakta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›